LAJMI I FUNDIT:

PDK e LDK ironizojnë lirimin nga akuza të Mimoza Kusarit nga ‘Afera e hidrocentraleve’

PDK e LDK ironizojnë lirimin nga akuza të Mimoza Kusarit nga ‘Afera e hidrocentraleve’

Në Komisionin hetimor për Energji është komentuar edhe vendimi i organeve të drejtësisë që liron nga akuza shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerët lidhur me rastin “Hidrocentralet”.

Gjatë intervistimit të ish-drejtorit menaxhues të KEK-ut, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj me ironi theksuan se i gëzon fakti që gjykatat janë çkapur nga pushteti.


“Kemi një vendim të gjykatës që liron nga akuza shefen e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerët. Kështu që më gëzon fakti që gjykatat janë çkapur nga pushteti”, tha Zemaj.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka liruar nga akuza katër ish-ministra të Qeverisë Thaçi 2, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

Sipas njoftimit të gjykatës, të njëjtit janë liruar nga akuza pasi nuk janë gjetur prova se kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërsa, pala e dëmtuara Korporata Energjetike e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil. /Telegrafi/