LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe LDK nuk kanë pasur asnjë bisedë për koalicion qeveritar

PDK dhe LDK nuk kanë pasur asnjë bisedë për koalicion qeveritar

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore pritet që partia që ka shumicën parlamentare ta krijojë edhe Qeverinë.

Derisa ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, problem pritet të jenë numrat për formimin e Qeverisë.


Në mënyrë që Qeveria e ardhshme ta ketë shumicën parlamentare, është raportuar se LDK-ja është pajtuar edhe për një qeverisje me PDK-në, përfshirë këtu edhe AAK-në dhe Nismën.

Por, Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një prononcim për Telegrafin tha se LDK nuk ka pasur asnjë takim me PDK-në.

“Qëndrimi i LDK-së është i njëjtë, ashtu siç ka qenë”, tha Veliu.

Edhe  burimet të Telegrafit brenda PDK-së bëjnë të ditur se deri më tani Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pasur asnjë bisedë rreth koalicionit.

“Jo, nuk kemi pasur asnjë bisedë për ndonjë koalicion të mundshëm me LDK-në. Ne  e kemi marrëveshjen tonë me AAK-në dhe NISMA-në, dhe nuk mendojnë që të bëjmë marrëveshje të re përderisa e kemi kryeministrin e qeverisë së ardhshme, Ramush Haradinaj”, ka thënë për Telegrafin ky burim. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori