LAJMI I FUNDIT:

PDK akuzon shefen e kabinetit të Mytaher Haskukës dhe drejtorin e shërbimeve publike për ndërhyrje në tenderë

PDK akuzon shefen e kabinetit të Mytaher Haskukës dhe drejtorin e shërbimeve publike për ndërhyrje në tenderë

Dega e PDK-së në Prizren, përmes një komunikate për media ka drejtuar akuza ndaj udhëheqjes së Komunës së Prizrenit, ku kryetar është Mytaher Haskuka.

PDK pretendon se në këtë komunë ka ndërhyrje të eprorëve politik, ndaj punëtorëve profesional , nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tenderë.


PDK potencon se shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi dhe Levent Kasëmi drejtor, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit.

Njoftimi i plotë:

Një nga indikatorët e performancës, në këtë rast të kryetarit të Prizrenit z. Mytaher Haskukës, të stafit të tij të ngushtë por edhe të drejtorëve që ai i ka zgjedhur, është edhe një dukuri, e cila dukshëm kufizon kapacitetet, për të menaxhuar me komunën, në të gjitha aspektet dhe të gjitha segmentet e saja.

Flasim për:
Ndërhyrjet sistematike të eprorëve politik, kundrejt punëtorëve profesional, nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tendere.

Duke u bazuar në ligjin për prokurimin publik, në udhëzuesin dhe rregullat e prokurimit publik, zyra e prokurimit, ka kompentencë dhe obligim ligjor të pregadis dosjen e tenderit, përkatësisht kushtet dhe kriteret.

Njësitë kërkuese, në këtë rast drejtoritë përkatëse, kanë kompetencë dhe obligim ligjor, të pregadisin paramasat dhe parallogaritë, projektin detal ose ideor, si dhe termat e referencës.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh, është shkelje ligjore:
Konkretisht flasim me emra: znj. Krenare Koqi-shefe e kabinetit të kryetarit si dhe z. Levent Kasëmi një nga drejtorët e akuzuar, në mënyrë antiligjore, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit.

Këta dy zyrtarë, i pregadisin kushtet dhe kriteret enkas për një entitet ekonomik. Për shembull e vendosin si kriter një material, që e ka vetëm një biznes dhe që ka monopol, për t’i dhënë atij biznesi përparësi në tender, e që ky veprim është antiligjor. Këtë e bëjnë në bashkëpunim me një familijar të afërt të znj. Krenare Koqit.

Ky person direkt apo indirekt, bënë ndërhyrje dhe pazare me biznese të caktuara për ta dhënë – marr një tender, pra kemi veprime të tipit jep e merr, atë që në fakt po e shohim edhe në nivel qendror dhe si pasojë e kësaj mënyre të mendimit dhe veprimit, nuk po mundet as qeveria të formohet, tash e sa muaj të tërë.

Shkelje tjera nga këta dy persona zyrtar janë:

• Ndërhyrjet në komisionet e vlerësimit të tenderëve;
• Ndërhyrjet në komisionet e pranimit të punëtorëve;
• Ndërhyrjet në komisionet e shpërndarjes së donacioneve të bujqësisë;
• Ndërhyrjet në komisionet e ankesave dhe komisioneve diciplinore, karshi punëtorëve të komunës;
• Ndërhyrjet në zyrën ligjore dhe në zyrën e auditimit.
Për të gjitha këto ndërhyrje, ka reagime të personave të dëmtuar, porse nga frika e pasojave nga zyrtarët komunal, të cilët i’u kërcënohen, nuk po guxojnë të dalin publikisht dhe të flasin lirshëm.

Ka informacione të besueshme, se zyrtarët në fjalë, nuk hezitojnë që edhe përmes e-mailave zyrtare, të japin instrukcione rreth veprimeve antiligjore, për kurdisje të tenderëve.

Ne nuk mund të kemi qasje në këto të dhëna, prandaj ftojmë organet e drejtësisë, që të mirren me këto çështje dhe të veprojnë konform kompetencave të tyre ligjore.

Momenti tjetër në këtë kontekst është edhe: Skadimi i kontratës së furnizimit me rrymë dhe mirëmbajtjes së ndriçimit publik.

Pasi që kontrata për ndriçim publik ka skaduar, si pasojë e kësaj, qytetarët e Komunës së Prizrenit tashmë po ballafaqohen me mungesë të ndriçimit publik në rrugët e qytetit.

Pasojat veq kanë filluar ku shumë qytetarë dhe lagje të tëra, janë duke u ankuar për mungesën e mirëmbajtes së ndriçimit publik dhe mungesën e furnizimit me rrymë.

Vlen të theksohet se disa nga semaforët, ndoshta për shkak të këtij problemi nuk po funksionojnë.
E gjithë kjo po ndodh, si pasojë e pregaditjes së tenderit për personat e përshtatshëm, për këta dy-tre zyrtarë të komunës, për të cilët po flasim.

Personat në fjalë, po përdorin presione sistematike, karshi operatorëve ekonomik lokal, që me vite të tëra, kanë dhënë kontribut të çmueshëm dhe po tentojnë të kurdisin tendera, për operatorë tjerë ekonomik, të cilët madje nuk janë fare nga Prizreni.

Nga zyrtarët e lartëpërmendur, do të vazhdoj kjo gjendje, nëse asgjë ndaj tyre nuk ndërmirret.

Ata do të vazhdojnë me muaj të tërë këtë zvarritje, derisa ta merr tenderin biznesi, për të cilin janë pregaditur kushtet dhe kriteret.

Këto janë pasojat nga kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit:

• Demotivimi i bizneseve serioze, që me vite të tëra kanë dhënë kontribut për Prizrenin;

• Veprimet preferenciale karshi bizneseve, dëmtojnë konkurencën e lirë;

• Humbja e kohës për kurdisje të tenderëve, e cila në një kontekst më të gjërë, ndikon edhe si faktor limitues, në kapacitete menaxhuese për shfrytëzim të buxhetit, prandaj qe dy vite kemi suficit buxhetor 7 + 6 milion euro;

• Paaftësia për të menaxhuar projekte dhe deformimet e kësaj natyre rreth kurdisjes së tenderëve, rezultojnë me tërhekje nga qarkullimi të mbi 13 milion euro, ku më së shumti humbin bizneset e Prizrenit, sepse ato mjete dë të kishin qenë në qarkullim në qytetin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori