LAJMI I FUNDIT:

PD shkon drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri, miratohen kandidaturat e Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit

PD shkon drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri, miratohen kandidaturat e Lulzim Bashës dhe Gjergj Hanit

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar tashmë kandidaturën e Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës për kryetar të kësaj force politike në zgjedhjet që pritet të mbahen më 29 korrik.

Mes përçarjeve the mosmarrëveshjeve të shumta, PD ka ftuar anëtarët e saj për të marrë pjesë në procesin e riorganizimit.

“Miratimi i kandidaturave për pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorganizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD-së.


Situata në PD, Bardhi: U shkel statuti, refuzojmë Këshillin Kombëtar
Lexo po ashtu Situata në PD, Bardhi: U shkel statuti, refuzojmë Këshillin Kombëtar

Kryesia e PD-së e vlerësoi të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj.

“Nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike”, thuhet më tej.

PD publikon formularin dhe kriteret që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm
Lexo po ashtu PD publikon formularin dhe kriteret që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm

Sipas deklaratës së PD-së, “mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori