LAJMI I FUNDIT:

PD publikon formularin dhe kriteret që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm

PD publikon formularin dhe kriteret që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm

Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar formularin dhe listën e kritereve që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike.

Kandidatët për Kryetar të PD-së duhet të plotësojnë tre grupe kriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik, aftësitë e integriteti moral dhe aftësitë organizative.


Kryesia e PD-së vendos: Më 20 qershor mbahet mbledhja e Këshilli Kombëtar për zgjedhjen e kryetarit të ri
Lexo po ashtu Kryesia e PD-së vendos: Më 20 qershor mbahet mbledhja e Këshilli Kombëtar për zgjedhjen e kryetarit të ri

Aftësitë e angazhimit politik

-Të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh;
-Të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;
-Të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;

Integriteti moral

-Të ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;
-Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;
-Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit (sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”);
-Të ketë figurë të pastër ideologjike, duke plotësuar kushtet e dekomunistizimit (të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, funksionar i Partisë së Punës të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme);
-Të ketë reputacion të lartë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike, tek partnerët ndërkombëtarë, si dhe në opinionin publik;
Të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë, që kanë krijuar plagë të rënda shoqërore;

Aftësitë organizative

-Të ketë kontribut të spikatur profesional dhe politik;
-Të ketë demonstruar në të shkuarën aftësi të shquara organizative ose të ketë program të qartë politik për riorganizimin e Partisë në përputhje me vlerat themelore statutore;
-Të ketë njohje të mirë të strukturës organizative të Partisë Demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori