Firma e pagesave në internet PayPal, bëri të ditur se paraja fizike nuk do të zëvendësohet në të ardhmen e afërt. Sipas kreut të teknologjisë së PayPal, Sri Shivananda, shumë kompani po përpiqen të krijojnë një ekonomi të pagesave dixhitale, por përballen me konkurrencë të fortë nga valutat tradicionale.
“Konkurrenca është paraja e gatshme. Nuk ka të bëjë me krahasimin në bazë të volumit, aktualisht mbizotëron paraja fizike”, tha ai.
Vitin e kaluar, një studim i firmës së konsulencës Capgemini dhe bankës më të madhe në Francë BNP Paribas, parashikoi se deri në vitin 2020, njerëzit në të gjithë botën do të zhvillonin rreth 726 miliardë transaksione, duke përdorur teknologjinë e pagesave dixhitale, shkruan Scan.
Studimi zbuloi se, tregjet në zhvillim pritet të nxisin trendin. Zhvillimet në teknologjitë e reja, si kartat bankare pa kontakt dhe realiteti i shtuar, do të nxisin transaksionet ‘pa para në dorë’, në të ardhmen. Megjithatë, studimi theksoi, gjithashtu, se paraja e gatshme mbetet metoda kryesore e pagesave.
Më herët gjatë vitit, një studim i PayPal tregoi se paraja e gatshme është ende ‘mbreti’ i pagesave në Azi, përveç Kinës, ku shumica e të intervistuarve u përgjigjën se preferojnë pagesat dixhitale.
Banka Qendrore Evropiane bëri të ditur në një raport se, shumica e njerëzve në Eurozonë kanë përdorur para të gatshme për të paguar për mallra dhe shërbime, kryesisht për produktet me vlerë të ulët, poshtë 15 eurove. Megjithatë, në vitet e fundit, forma të reja të pagesave në rrjet janë zhvilluar, përfshirë portofolat në celularë dhe kriptovalutat. Por, zëvendësimi i parasë së gatshme do të kërkojë kohë dhe do të jenë njerëzit që kanë lindur pas vitit 1980 që do ta drejtojnë këtë ndryshim, sipas PayPal.
“Mënyra primare e bashkëveprimit të tyre me çdo gjë në botë është dixhitale”, tha kreu i teknologjisë së PayPal.
Ai shton se paraja e gatshme do të vazhdojë të mbizotërojë edhe për disa kohë, veçanërisht në tregjet në zhvillim, pasi nuk është ende e lehtë për t’u pajisur me karta të debitit dhe kreditit. Megjithatë, nxitjet nga qeveritë dhe disponueshmëria e platformave të mira të pagesave digjitale mund të shtyjnë më shumë njerëz drejt transaksioneve dixhitale.
Ekzistojnë tri gjëra që kompanitë e pagesave duhet të arrijnë për të bindur njerëzit që të zëvendësojnë paranë e gatshme me metoda dixhitale.
Sipas PayPal, siguria vjen në vend të parë, ndjekur nga privatësia dhe besueshmëria. Me para fizike, pjesa më e madhe e transaksioneve ndodhin në mënyrë direkte, nëpërmjet blerësit dhe shitësit e për rrjedhojë, pagesa është e sigurt dhe private. Por, nëpërmjet pagesave dixhitale, përdoruesit kërkojnë të dinë nëse paraja e tyre është e sigurtë dhe se mënyra se si shpenzohet është private.
Sipas ekspertëve, një shërbim i besueshëm i pagesave përbën një avantazh konkurrues për kompanitë dhe se konsumatorët do të bëjnë gjykimet e tyre, bazuar në lehtësimin e përdorimit, performancës dhe rrjetit. Transaksionet fiktive në rrjet, depërtimi në të dhënat dhe çështjet e privatësisë do të “gërryejnë” besimin e përdoruesve në pagesat digjitale dhe shërbimet e tjera të teknologjisë financiare. Krerët e kompanive të procesimit të pagesave thonë se, shumë firma të teknologjisë financiare i nënvlerësojnë çështjet që lidhen me rregullimin, riskun dhe përputhshmërinë. Kjo mund të rrisë rrezikun e sulmeve kibernetike, ku besimi i konsumatorit do të thyhet përfundimisht.
Një studim i Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore ka treguar se përdorimi i parasë fizike mbart një kosto prej rreth 1.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ekonominë shqiptare. Në raportin e saj për vitin e kaluar, Banka Qendrore nënvizon se ekonomia shqiptare ngelet ende e karakterizuar nga një përdorim shumë i lartë i parasë së gatshme.
Nga studimi, rezulton se mbi 99 për qind e pagesave të pranuara nga bizneset e anketuara janë në para fizike, ndërsa 66 për qind e pagesave të kryera nga vetë bizneset për palët e tjera janë në cash. Gjithashtu, 96 për qind e pagesave të kryera nga konsumatorët rezultojnë në para fizike.
Banka e Shqipërisë vlerëson se përdorimi i parasë fizike në ekonominë shqiptare është një fenomen mbizotërues, që mbart kosto të larta për aktorët e ndryshëm dhe ekonominë në përgjithësi.
Bashkërendimi i përpjekjeve në nivel tregu për nxitjen e përdorimit të instrumenteve sa më efikase përbëjnë një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë. Më gjithë peshën ende të ulët, pagesat në distancë po ndjekin një tendencë pozitive. Vitin e kaluar pagesat nga shtëpia përmes internetit dhe telefonit u rritën me 26 për qind, ndërsa vlera e këtyre transaksioneve u rrit me 60 për qind, krahasuar me një vit më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-780x439.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re