LAJMI I FUNDIT:

PayPal blen platformën japoneze të pagesave Paidy për 2.7 miliardë dollarë

PayPal blen platformën japoneze të pagesave Paidy për 2.7 miliardë dollarë

Kompania amerikane për pagesa në internet PayPal njofton se ka blerë platformën japoneze të shërbimeve e njohur si “bli tani, paguaj më vonë” Paidy për 2.7 miliardë dollarë.

Pjesa më të madhe e pagesës është bërë në para të gatshme me qëllim që të rris prezencën në Japoni.


Pas blerjes, Paidy do të vijojë të drejtojë biznesin e saj ekzistues dhe të ruajë markën, shefi ekzekutiv i kompanisë Riku Sugie dhe bashkëthemeluesi Russel Cummer, do të ruajnë pozicionet e tyre.

Japonia është tregu i tretë më i madh i blerjeve online në botë dhe kjo lëvizje është e rëndësishme për PayPal për të fituar më shumë pjesë tregu, si në vend, edhe në rajon, veçanërisht në fushën e ofrimit të shërbimeve me pagesa të mëvonshme, si alternativë e kartave të kreditit.

Pagesa me Bitcoin – këto janë kompanitë e njohura që pranojnë transaksionet në kriptovaluta
Lexo po ashtu Pagesa me Bitcoin – këto janë kompanitë e njohura që pranojnë transaksionet në kriptovaluta

Prej kohësh, PayPal funksionon me kartat për pagesë – përdoruesit mund të përfshijnë detaje të kartave të tyre në PayPal dhe ta përdorin si një lloj portofoli dixhital për të menaxhuar mënyrën se si paguajnë gjërat online nëpërmjet saj. Por në fillimet e saj, PayPay ishte në vetvete një platformë pagesash, ku njerëzit mund të paguajnë brenda dhe jashtë llogarive të PayPal.

Në thelb, Paidy është një shërbim pagesash me dy anë, që vepron si një ndërmjetës mes konsumatorëve dhe tregtarëve në Japoni. Duke përdorur machine learning, përcakton aftësinë kredituese të një konsumatori në lidhje me një blerje të veçantë dhe më pas i nënshkruan ato transaksione në sekonda, duke garantuar pagesa për tregtarët. Më pas konsumatorët bëjnë një pagesë të mëvonshme në Paidy për ato produkte.

Paidy ka më shumë se 6 milionë përdorues të regjistruar. Synimi është integrimi i PayPal dhe portofolave të tjerë dixhital dhe QR me Paidy Link për të lidhur më tej tregtarët online dhe offline. /Telegrafi/