LAJMI I FUNDIT:

Pavarsia fton Bushin për vizitë në ditëlindjen e saj të dhjetë (Video)

Pavarsia fton Bushin për vizitë në ditëlindjen e saj të dhjetë (Video)

Pavarsie Sopi ende nuk kishte lindur akoma, kur presidenti amerikan George W. Bush i tha krejt botës, nga Shqipëria ku ndodhej në një vizitë, se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur.

Vajza nga Sllovia e Lipjanit erdhi në këtë botë gjashtë muaj më vonë, në ditën kur vendi i saj shpalli pavarësinë.


Duke qenë se ishte fëmija i parë që u lind, më 17 shkurt, ajo u pagëzua me emrin Pavarësie.

Vitin e ardhshëm ajo mbush 10 vjet. E, në përvjetorin jubilar të saj, por edhe të pavarësisë së Kosovës, vajza e do një mysafir të veçantë: GW Bushin.

“Shpresoj të vije në shtëpinë time ku do të ketë torte të madhe dhe fishekzjarrë”, ka thënë ajo. /Klan Kosova/