LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht tarifave Kina rrit eksportet

Pavarësisht tarifave Kina rrit eksportet

Eksportet e Kinës kanë treguar rritje të papritur në Korrik, pavarësisht tarifave të reja nga SHBA. Megjithatë, suficiti ende i madh me Shtetet e Bashkuara pritet t’i mbajë dy ekonomitë më të mëdha në botë të mbërthyera në konfliktet tregtare.

Importet janë rritur gjithashtu, nxitur nga kërkesa e fortë Brenda vendit. Shifrat janë të parat mbi tregtinë e përgjithshme që prej vendosjes së tarifave në 34 miliardë dollarë mallra kinezë të importet më datë 6 Korrik.


Suficiti me SHBA u tkurr lehtë në 28.09 miliardë dollarë në korrik, nga niveli rekord prej 28.97 miliardë në qershor. Uashingtoni ka kritikuar prej kohësh tregtinë neto me Kinën dhe i ka kërkuar Pekinit që ta ulë.

Megjithatë, mosmarrëveshjet mes 2 superfuqive botërore janë të rrënjosura përtej balancës tregtare, ndërkohë që qëndrojnë ende tensione për aksesin në treg, pronën intelektuale, transferimin e detyrueshëm të teknologjisë dhe investimet. SHBA dhe Kina kanë vendosur tarifa në 34 miliardë dollarë mallra të importeve në korrik.

Që prej atëherë, Uashingtoni dhe Pekini kanë rritur presionet duke kërcënuar më shumë tarifa, gjë që ka tronditur tregjet financiarë globalë dhe pritet të frenojë rritjen ekonomike.

Të dy vendet nuk kanë treguar shenja të tërheqjes, ndërkohë që SHBA deklaroi se do të vendosë tarifa në 25% ndaj 16 miliardë dollarë mallrave të tjerë nga Kina më datë 23 gusht.

Eksportet e muajit korrik të Kinës u rritën me 12.2% me bazë vjetore, duke thyer projeksionet dhe kaluar normën prej 11.2% në Qershor.

Juani i dobët, që shënoi rënien më të madhe në 4 muaj gjatë tremujorit të dytë, mund të ketë ulur ndikimin e tarifave. Importet u rritën me 27.3% në korrik, duke thyer projeksionet për një rritje me 16.2%. /Telegrafi/