LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht bojkotit, Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh

Pavarësisht bojkotit, Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh

Pavarësisht bojkotit nga politikanët perëndimor dhe shefat e biznesit botëror pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konferencën për investime që po mbahet në Rijad, Arabia Saudite ka nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 50 miliardë dollarë,

Kabineti saudit, pas një takimi të kryesuar nga Mbreti Salman, premtoi se do ta merr në konsideratë vdekjen e Khashoggit.


Më parë, ministri i Energjisë, Khalid al-Falih, tha se Arabia Saudite si eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar në botë po kalon nëpër një “krizë të një lloji” por do të nxisë reformat ekonomike, përcjell Telegrafi.

Deri sa vitin e kaluar konferenca tërhoqi elitën botërore të biznesit, ngjarja e këtij viti është dëmtuar nga tërheqja e shumë folësve të nivelit të lartë.

Shumë investitorë të huaj shohin si rrezik rastin e gazetarit Khashoggi dhe për këtë indeksi i aksioneve të Arabisë Saudite ra me 1.3 për qind. /Telegrafi/