LAJMI I FUNDIT:

Pavarësimi i Kosovës në energji nxit reagime në Serbi, Vuçiqi: Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që edhe fizikisht ta marr Ujmanin, i lus të mos e bëjnë një gjë të tillë

Pavarësimi i Kosovës në energji nxit reagime në Serbi, Vuçiqi: Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që edhe fizikisht ta marr Ujmanin, i lus të mos e bëjnë një gjë të tillë

Pak ditë pasi Kosova e zyrtarizoi pavarësinë energjetike duke u pranuar në organizatën ndërkombëtare, kjo nuk i ka pëlqyer Qeverisë në Serbi e as kryetarit të këtij shteti.

Mediat në Serbi kanë publikuar lajmin se Kosova ka fituar pavarësinë energjetike. Por për këtë ka reaguar vet presidenti i këtij shteti Aleksandar Vuçiq, qeveria e të cilit pretendon se kanë “hise” në liqenin e Ujmanit, duke bërë thirrje që të mos tentohet që edhe fizikisht të vihet nën kontroll nga ana e shtetit të Kosovës kjo pjesë, transmeton Telegrafi.


Ndryshe ditë më parë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, njoftoi se ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT-ENTSO-E, me të cilën sipas saj, Kosova fiton pavarësinë energjetike.

​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike
Lexo po ashtu ​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike

Këtë e kanë përshëndetur të gjithë liderët e partive politike në Kosovë e Shqipëri, por edhe shumë shtete që kanë ndihmuar Kosovën për t’u anëtarësuar si SHBA, Gjermania, e shumë shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Më i zëshmi kundër kësaj ka qenë presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili ka deklaruar se do të diskutojë me përfaqësuesit evropianë për këtë.

Sipas presidentit serb, sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjithashtu do të prezantohet raporti i UNMIK-ut sa i përket punës në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ne do të merremi me këtë. Do të diskutojë me përfaqësuesit evropianë. Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që edhe fizikisht ta merr Valaçin dhe Ujmanin, i lus të mos e bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar Vuçiq, raporton B92.

E për këtë ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili tha se edhe këtë betejë do ta fitojnë, duke aluduar në Ujmanin.

“Ua kujtoj se kjo betejë do të fitohet ashtu siç ka ndodhur me zvogëlimin e numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën”, ka shtuar Gjuriq.

Mustafa i reagon Vuçiqit: Shteti serb nuk ka argumente të merr hise në Ujman
Lexo po ashtu Mustafa i reagon Vuçiqit: Shteti serb nuk ka argumente të merr hise në Ujman

Për këtë deklaratë ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me pretendimet se për fatin e Liqenit të Ujmanit do të flasin me përfaqësuesit evropian.

Mustafa në këtë reagim thotë se, shteti serb nuk ka asnjë argument që të marr hise në Ujman./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori