LAJMI I FUNDIT:

Paundi britanik pëson rënie pas planeve për BREXIT-in

Paundi britanik pëson rënie pas planeve për BREXIT-in

Monedha britanike ka ra ndjeshëm në kursin e këmbimit ndaj euros dhe dollarit, i penalizuar nga dëshira e kryeministrit Boris Johnson për të ndaluar çdo zgjatje të periudhës së tranzicionit të BREXIT-it përtej vitit 2020.

Paundi u zhvlerësua me 1.32 për qind në krahasim me dollarin dhe me 1.35 për qind ndaj monedhës evropiane, përcjell Telegrafi.


Të premten e kaluar, paundi pati rritje të lartë që prej muajit maji 2018 kundrejt dollarit amerikan dhe prej qershorit 2016 kundrejt euros, deri pas referendumit për BREXIT-in, në vazhdën e rezultateve zgjedhore.

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të miratojë ligjin e Brexitit deri në Krishtlindje
Lexo po ashtu Kryeministri britanik, Boris Johnson do të miratojë ligjin e Brexitit deri në Krishtlindje

Marrëveshja e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian parashikon një periudhë tranzicioni deri në vitin 2020, me mundësi zgjatjeje deri në dy vjet, me qëllim shmangien e një shkëputjeje brutale e kaotike për ekonominë, në rast se dy palët nuk arrijnë ta mbyllin, brenda këtij harku kohor, këtë marrëveshje të ndërlikuar, e cila do të rregullojë marrëdhëniet e tyre tregtare afatgjata. /Telegrafi/