LAJMI I FUNDIT:

Patrulla kufitare amerikane qëllon dhe vret një bandit që po grabiste emigrantët teksa kalonin në SHBA nga Meksika

Patrulla kufitare amerikane qëllon dhe vret një bandit që po grabiste emigrantët teksa kalonin në SHBA nga Meksika

Agjentët e patrullës kufitare në Kaliforni qëlluan dhe vranë një bandit që po vidhte emigrantë të tjerë teksa kalonin në SHBA nga Meksika.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burime të shumta të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së konfirmuan se një “kriminel emigrantësh” që kaloi kufirin në sektorin e San Diegos u qëllua dhe u vra nga një anëtar i njësisë taktike elitare të Patrullës Kufitare, ose BORTAC.


Siç bëhet e ditur më tej, incidenti ndodhi në një zonë të largët ku banditët ishin parë duke kaluar në SHBA, duke grabitur emigrantët dhe duke u kthyer në Meksikë.

Njëri prej banditëve u qëllua dhe u vra ndërsa të tjerët u kthyen në Meksikë. Asnjë nga agjentët e Patrullës Kufitare nuk u lëndua gjatë përplasjes.

Dhe shefi i 26-të i Patrullës Kufitare të SHBA, Jason Owens, ndau imazhe të banditëve të armatosur më 26 shkurt 2024, në platformën e mediave sociale X.

Owens postoi javën e kaluar se deri më tani këtë vit fiskal, Patrulla Kufitare ka kapur mbi 890,000 emigrantë dhe ka pasur më shumë se 120,000 “arratisje” të njohura.

Së fundmi ai zbuloi se agjentët kanë kapur rreth 180 emigrantë të paligjshëm me lidhje bandash deri më tani këtë vit.

Bandat, janë të përfshira me vrasje, zhvatje, narkotikë, armë/trafikim njerëzor dhe prostitucion, shkroi Owens në X. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori