LAJMI I FUNDIT:

A pati përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së e LDK-së, flet Kusari-Lila

A pati përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së e LDK-së, flet Kusari-Lila
Foto: Arkiv

Seanca e Kuvendit ku ishte duke u zhvilluar interpelanca për të pagjeturit, është përcjellur me tensione mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.

Në një moment pati edhe përplasje, gjë që shty nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci që ta ndërpresë seancën.


Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka sqaruar për Telegrafin atë që ndodhi në seancë.

Tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së
Lexo po ashtu Tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së

Kusari-Lila tha se nuk ka pasur përleshje fizike.

“Nuk ka pas përleshje fizike, ka pas fjalosje dhe grumbullim të deputetëve e akuza por jo fizikisht askush me askënd nuk është përleshur”, ka thënë Kusari-Lila.

Seanca është paraparë të vazhdojë në orën 15:30. /Telegrafi/