LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e paligjshme në amnisti

Pasuria e paligjshme në amnisti

Politikanëve u është trashur pasuria nga viti në vit. E asnjëri prej tyre nuk mund të thirret nga organet e ndjekjes, me kërkesën për ta dëshmuar origjinën e kapitalit të krijuar.

Është kjo situatë, ngaqë janë vetë politikanët ata që i kanë bërë ligjet. E ligjet ua mohojnë prokurorëve mundësinë që t’i detyrojnë njerëzit e pushtetshëm të justifikojnë prejardhjen e pasurisë që e kanë në posedim. Për pasojë, sot, Kuvendi e Qeveria dominohen me politikanë milionerë, me kapital të shtuar në mënyrë të pashpjegueshme.


Tenderët konsiderohen si një nga burimet kryesore të kësaj pasurie, ngaqë sektori i prokurimit publik mbetet një ndër ata me prirjen më të madhe për korrupsion të nivelit të lartë, shkruan “Koha Ditore”.

Zyrtarët e lartë publikë për çdo vit publikojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Por ky është vetëm një formalitet. Deklarojnë çfarë të duan dhe vlerën që dëshirojnë ua përshkruajnë aseteve që vendosin t’ia prezantojnë publikut.

Ka edhe të tillë që nuk e deklarojnë pasurinë dhe kostoja që paguajnë për këtë është një gjobë disa qindra eurosh.