LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Konjufcës: Tri banesa, tri parcela toke e shtëpi – disa i deklaron në emër të prindërve

Pasuria e Konjufcës: Tri banesa, tri parcela toke e shtëpi – disa i deklaron në emër të prindërve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022.

Sipas asaj që ka deklaruar, Konjufca ka një banesë në emrin e tij, një depo dhe një parking.


Ndërsa, kryeparlamentari ka deklaruar edhe dy banesa të tjera, tri parcela toke dhe një shtëpi në emër të prindërve të tij.

Sa i përket kursimeve vetanake, ai ka deklaruar se ka 6 mijë euro para të gatshme, ndërsa kredi për banesë në vlerë prej 55 mijë eurosh. /Telegrafi/