Marka e të brendshmëve të yllit Kim Kardashian, e quajtur “Skims” është dyfishuar me fitime në vlerë 3.2 miliardë dollarë (2.8 milionë euro) pas një raundi të ri mbledhjesh fondesh, duke rritur vlerën e saj neto në 600 milionë dollarë (538 milionë euro).
Dhe pasuria neto e afaristes 41-vjeçare është rritur në rreth 1.8 miliard dollarë, sipas Forbes.
Të mërkurën u bë e ditur që 240 milionë dollarë (215 milionë euro) të tjera ishin derdhur në xhirollogarinë e kompanisë së Kimit, 41 vjeçare, dhe menaxherët e saj të biznesit gjetën investitorë të rinj, duke e çuar vlerën e kompanisë në 3.2 miliardë dollarë (2.8 miliardë euro) – nga vlerësimi i prillit të kaluar, ku vlera ishte 1.6 miliard dollarë, shkruan DailyMail.
Gazeta raportoi në prill të vitit 2021 se Kardashian vlerësohej të kishte pasuri prej një miliard dollarë, nga 780 milionë dollarë (700 milionë euro) në tetor të vitit 2020.
Të premten, Forbes zbuloi se pasuria neto e Kimit është rritur 600 milionë dollarë (538 milionë euro) në rreth 1.8 miliard dollarë (1.6 miliard euro) pasi financimi për “Skims” dyfishoi vlerën e tij në 3.2 miliardë dollarë.
Marka e saj siguroi 240 milionë dollarë (215 milionë euro) financim për shkak të raundit të financimit të fondit mbrojtës Lone Pine Capital, duke përfshirë pjesëmarrjen nga investitorët Alliance Consumer Grown, Thrive Capital Imaginary Ventures dhe D1 Capital Partners, sipas Bloomberg nëpërmjet Forbes.
Kim zotëron afërsisht 35 për qind të aksioneve, me vlerë 900 milionë dollarë (807 milionë euro), sipas Forbes.
Kjo është për shkak të markave të saj të shumta – “KKW Beauty”, ”KKW Fragrance” dhe “Skims” – si dhe fitimet nga seriali i familjes së saj dhe marrëveshjet me reklamat.
Vlera e Kimit u rrit nga 780 milionë dollarë (700 milionë euro) në tetor të vitit 2020 në një miliard dollarë pasi ajo fitoi para në “KKW Beauty” duke shitur 20 për qind të biznesit tek gjiganti “Coty” për 200 milionë dollarë; marrëveshja u finalizua në janar të vitit 2021
Kim gjithashtu ka themeluar një markë tregtare për një linjë të kujdesit të lëkurës të quajtur “SKKN” në mars të vitit 2021.
Në gusht, Kim me sa duket konfirmoi se po e zgjeron linjën e saj të rrobave jashtëzakonisht të suksesshme “Skims”, me prurjen në treg të rrobave intime dhe atyre të larjes.
Po atë muaj, Kim gjithashtu mbylli përkohësisht markën e saj të kozmetikës “KKW Beauty” për një rikthim të plotë, pa datë kthimi ende.
Marka e të brendshmeve, e cila u lansua në vitin 2019 dhe është modeluar nga Kate Moss dhe Megan Fox, e mundësuar gjatë pandemisë, me biznesin që vlen dy herë më shumë sot se sa ishte në prillin e kaluar.
“Skims” sjell shitje vjetore prej 274 milionë dollarësh (245 milionë euro) dhe është sipërmarrja më e fundit e nisur nga ylli, e cila gjithashtu themeloi kompaninë kozmetike “KKW Beauty” në vitin 2017.
Artikuj nga sfera e “Skims” madje u shfaqën në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020 vitin e kaluar pasi ato ishin veshur nga atletët e ekipit të ShBA-së, me veshjet sportive që u veshin gjithashtu në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.
Kim përndryshe u bë e famshme në serialin “Keeping Up With the Kardashians” së bashku me familjen e saj dhe tani thuhet se ajo ka një pasuri prej më shumë se një miliard dollarësh (897 milionë euro).
Seriali i familjes së saj u largua së fundmi nga kanali E! Ku transmetohej me vite të tëra, për të kaluar në një kanal tjetër me një serial të ri nga familja që do të titullohet “Hulu”.
Shefi ekzekutiv Jens Grede tha: “Ne shohim një mundësi me ‘Skims’ për të krijuar kategorinë tonë në shitje me pakicë, ashtu si ne besojmë se ‘Lululemon’ dhe ‘Starbucks’ krijuan kategoritë e tyre në zonat e tyre përkatëse”.
“Kjo është me të vërtetë arsyeja pse ne po e bëjmë këtë – për t’u siguruar që jemi të përgatitur më së miri për të ardhmen”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Debat i ashpër në BBVA, Xumi ia përmend Xhenetën Gjestit: Ta mori femrën Edi në formatin tjetër
Amber tregon se ka një kusht për t’u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem
Është nominuar dy herë për ‘Oscar’ dhe ka mbi 30 vjet që aktron por Djimon Hounsou ende thotë se ka vështirësi financiare: Nuk jam paguar kurrë sa duhet
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?
Amber tregon se ka një kusht për t'u kthyer në Big Brother VIP Albania: Vetëm nëse publiku voton që të kthehem
G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, a je homoseksual?
Është nominuar dy herë për 'Oscar' dhe ka mbi 30 vjet që aktron por Djimon Hounsou ende thotë se ka vështirësi financiare: Nuk jam paguar kurrë sa duhet
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime