LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Glauk Konjufcës: Shtëpi, banesa, tokë dhe mbi 8 mijë euro kursime

Pasuria e Glauk Konjufcës: Shtëpi, banesa, tokë dhe mbi 8 mijë euro kursime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka deklaruar se ka dy banesa në pronësinë e tij. 

Sipas asaj që ka deklaruar, njëra nga banesat e kryeparlamentarit ka vlerën e 89 mijë e 100 euro, ndërsa tjetra 44 mijë euro.


Po ashtu, Konjufca ka deklaruar se ka edhe një shtëpi vikendi dhe tokë në pronësi të përbashkët, në vlerë prej 70 mijë euro.

Sa i përket kursimeve vetanake, ai ka deklaruar se ka 8 mijë e 243 euro para të gatshme, ndërsa kredi për banesë në vlerë prej 67 mijë e 125 eurosh, të cilën duhet ta kthejë për 12 vjet.

I pari i Kuvendit të Kosovës po ashtu ka bërë të ditur se merr pagë vjetore prej 26 mijë e 373 euro dhe mëditje 962 euro, ndërsa si anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje merr 4 mijë e 952 euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij merr pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës në vlerë 2 mijë e 100 euro. /Telegrafi/