Nga: Valeria Dedaj
Në një qoshk të asaj çka ka mbetur nga ish-Kinostudioja “Shqipëria e re” pranë ish-Parkut të Makinave në krah të Ministrisë së Kulturës, bëhet beteja e përditshme për ruajtjen e një pjese të rëndësishme të kujtesës filmike. Veshje, aksesorë, orendi, disa prej makinave të para që janë përdorur në Shqipëri për udhëheqësit e huaj e ata shqiptarë, e mandej në filma kanë kaluar një sërë sprovash ekzistenciale.
Nezir Selimaj tregon sfidat me të cilat duhet të përballen, që kjo pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të mos humbasë.
“Ish-Kinostudioja ‘Shqipëria e Re’ ka qenë një fuqi e madhe sa i përket filmit. Ne kemi trashëguar, duke u transformuar si shoqëri aksionare, rekuizitën e ish-Kinostudios dhe pronat ku ushtronte veprimtarinë e vet, që ishin të konsiderueshme. Nëse nisesh nga inventar real në vite, për shkak të keqadministrimit dhe për shkak të papërgjegjshmërisë për ta vlerësuar këtë pasuri, si trashëgimi dhe pjesë e saj, ato janë reduktuar ndjeshëm. Mund të them me keqardhje që janë dëmtuar dhe janë zhdukur vlera të cilat janë krijuar me vështirësi dhe duhet të ruheshin për t’ia transmetuar opinionit të interesuar, si vlera të asaj periudhe. Por, përveç keqadministrimit ka pas dhe arsye të tjera, si viti 1997, siç më është thënë kur kam marrë detyrën, këtu janë hap dyert dhe plaçkitësit kanë bërë dëme në kostumografi, rekuizitë dhe sidomos tek trashëgimia auto”, shprehet Selimaj, administrator i “Albafilm”.
Ndonëse për shkak të tranzicionit, ndryshimeve të dhunshme të sistemeve një pjesë e konsiderueshme është dëmtuar apo ka humbur, Selimaj flet për përpjekjet për të ngjallur vëmendjen e publikut dhe atë institucionale ndaj asaj që ka mbet: 24 makina dhe mijëra artikuj të tjerë kinematografikë, që sot administrohen nga “Albafilm” në 8,000 metra katrorë.
“Një sërë mjetesh relike që u zhvendosën u hodhën si mbetje rrugëve dhe shkurreve, që rrethonin territorin e ish-Kinostudios. Për shkak të natyrës dhe specifikës së ‘Albafilm’-it, ne vetëfinancohemi dhe sigurojmë të ardhura përmes aktivitetit tonë ekonomik, kryesisht nga qiradhënia. Për shkak të qiradhënies dhe të aktiviteteve të shumta që janë në territorin e ish-Kinostudios, ka ndodh që një pjesë e këtyre pronave të marra me qira, me afat të gjatë për shkak të mundësisë dhe të së drejtës që jep ligji për të plotësuar kushtet për ta privatizuar, një pjesë dhe është privatizuar. Aktualisht si territor ka mbetur pak, rreth 8,000-9,000 metra katrorë. Është ish-Parku i automjeteve dhe një pjesë e territorit përreth tij, 5000 metra hapësirë e gjelbër, ngjitur me Ministrinë e Kulturës”, thotë Selimaj.
Një park i vizitueshëm “Arti”, do të ishte sipas tij zgjidhja më e mirë jo vetëm për mirëmbajtjen, por edhe për ta bërë të aksesueshme tek publiku. Po ashtu, ky koleksion do vinte në ndihmë edhe filmave të rinj, që po bëhen duke prekur Shqipërinë e së kaluarës.
“Ne kemi inventarizuar në mënyrë ligjore çdo gjë që kemi gjetur këtu. Ka shumë rëndësi ruajtja e secilit objekt, që të etiketojmë gjendjen, por dhe të saktësojmë se kujt i përkasin kostumet, rekuizita edhe autot. Janë mijëra artikuj; kostume popullore, veshje të krahinave të ndryshme, kostume ushtarake që i kemi ruajt, për t’u trashëgohen në të ardhmen. Një iniciativë e Ministrisë së Kulturës është të ndërtohet një Park ‘Arti’. Kështu tërë kjo pasuri do të jetë e vizitueshme nga kushdo që ka interes. Ky Park, së pari, do t’i jap një pamje tjetër ambientit, duke sjell imazhin e një trashëgimie me vlera. Së dyti, kjo ndikon dhe në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Së treti, Parku i Artit mund të jetë si një vend qetësimi edhe frymëzimi për të rinjtë”, përfundon Selimaj.
Dashamir Canameri prej mëse 20 vitesh përkujdeset për makinat që në vitet 1950 përdoreshin në prodhimet kinematografike. Na rrëfen për secilën prej tyre se në cilët filma kanë qenë edhe kush i ka përdorur.
Një prodhim i viteve 1950 do të përdorej tek filmi “Plumba perandorit” me regji të Mevlan Shanajt, por edhe në delegacionet pritëse të rangut të lartë, si Chou En-Lai apo Mao Ce Dun.
Makina tip Cadillac na rikujton lidhjen e fortë për gjysmë shekulli të ish-diktatorit të Kubës, Fildel Castro me ish-diktatorin shqiptar Enver Hoxhën. Makina e viteve 1955-‘60 e dhuruar nga Castro vendit tonë u përdor edhe gjatë vizitës të dytë që Çu En Lai në Tiranë në vitin 1966. Përpos që ka shoqëruar delegacionin në paradën që ai bëri në Tiranë, mjeti më pas iu kalua Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe u përdor edhe në filmin “Gracka”.
E të tjera makina janë përdor në të dy sistemet, gjatë regjimit komunist tek “Balle për ballë” me regji të Kujtim Çashkut, “Kapedani” i Muharrem Fejzos, “Gracka” me regji nga Saimir Kumbaro, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Zonja nga qyteti” i Milkanit, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës dhe pas viteve 1990 tek “Lindje perëndim Lindje” të Gjergj Xhuvanit dhe “Gjoleka, djali i Abazit” me regji të Dhimitër Anagnostit.
Në vitet 1960 kinezët do të bënin një tjetër dhuratë për Enver Hoxhën, që është “Flamuri i kuq”.
“Ky është një ‘Flamur i kuq’ që ka ardhur në Shqipëri kur është hap ekspozita, kur u mbyll ekspozita ia bënë dhurate kinezët Enver Hoxhës. Në janar të 2020-s, kjo makinë është përdorur në filmin “Gjirokastra” me skenar të Ismail Kadaresë dhe regji të Juri Arabov, prodhim kinematografik, që ka në qendër jetën e ish drejtuesit totalitar të shtetit shqiptar për gjysmë shekulli”, shprehet Canameri.
Fillimi i industrisë së kinematografisë shqiptare u shënua në 10 korrik të vitit 1952 me inaugurimin e ndërtesës së ngritur nga sovjetikët, “Shqipëria e Re”. Filmi i parë artistik “Skënderbeu” me regji të Sergei Yutkevich u realizua në vitin 1953 falë bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik. Nga filmit i parë në Shqipëri, “Tana” me regji të Dhimitër Anagnosit realizuar në vitin 1958, e deri në vitin 1995, janë prodhuar 270 filma me metrazh të gjatë, 700 dokumentarë dhe 150 filma të animuar. /Report TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
FRIKË
Thënie të Schopenhauerit: Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë!
Dikur: Jeta e përditshme e shqiptarëve, në fotot e Margaret Hasluckut
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën