LAJMI I FUNDIT:

Pastruesja ndan imazhet tronditëse nga brenda banesës së dikujt që kishte pirë duhan gjatë gjithë jetës dhe që vdiq nga kanceri i mushkërive

Pastruesja ndan imazhet tronditëse nga brenda banesës së dikujt që kishte pirë duhan gjatë gjithë jetës dhe që vdiq nga kanceri i mushkërive

Një pastruese profesioniste i shtëpisë ka shpërndarë imazhet tronditëse të pjesës së brendshme të banesës së një personi që kishte pirë duhan gjatë gjithë jetës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pastruesja amerikane Katie, ka shpërndarë disa imazhe të disa prej shtëpive më të ndyra që ajo ka pastruar gjatë karrierës së saj.


Por, siç ka thënë ajo, apartamenti i një gruaje që pinte duhan brenda për 26 vjet para se të vdiste nga kanceri i mushkërive e la atë pa fjalë.

@katesgreats

“I’m pretty sure she was a smoker” #customerservice #cleantok #cleaninglady #fypシ #storytime

♬ Married Life – Michael Giacchino

Imazhet, siç edhe shihet, të bëra në një dhomë tregojnë se muret dhe tavanin “të ngjyrosur me portokalli” – para se ajo dhe ekipi i saj të arrinin të hiqnin pjesën më të madhe të saj gjatë një jave.

Dhe vetëm për të bërë të qartë se sa të ndyrë janë muret, Katie tregon një pjesë të vogël të arnimeve të bardha në mure – vendi ku disa foto kishin qenë të varura për vite me radhë. /Telegrafi/