LAJMI I FUNDIT:

Pastrohet uji në Liqenin e Badocit, së shpejti mund të përdoret për pije

Pastrohet uji në Liqenin e Badocit, së shpejti mund të përdoret për pije

Niveli i manganit në Liqenin e Badocit ka rënë dhe tashmë uji është pastruar.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu.


Niveli i lartë i manganit në ujë, KRU Prishtina sot shpëlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci
Lexo po ashtu Niveli i lartë i manganit në ujë, KRU Prishtina sot shpëlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badoci

Ai ka thënë se së shpejti pritet që edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të dalë me njoftim për konsumatorët që uji mund të përdoret për pije.

“Niveli i manganit ka rënë dhe uji është pastruar. Është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ai që duhet të japë njoftimin se uji tashmë mund të përdoret për pije dhe këtë do ta bëjë së shpejti”, ka deklaruar Fetahu.

Nga mesi i tetorit, qytetarët e Prishtinës që furnizohen nga Liqeni i Badocit detyrohen ta blejnë ujin për pije, pasi ai nga Badoci nuk është i pijshëm për shkak të pranisë së manganit mbi nivelin e lejuar. /Telegrafi/