LAJMI I FUNDIT:

‘Pastrohen’ llogaritë e rrejshme? Numrat e ndjekësve në Facebook bien në mënyrë misterioze nëpër faqet e disa mediave prestigjioze të SHBA-së

‘Pastrohen’ llogaritë e rrejshme? Numrat e ndjekësve në Facebook bien në mënyrë misterioze nëpër faqet e disa mediave prestigjioze të SHBA-së

Një numër i mediave më të mëdha të Amerikës regjistruan rënie të papritur të numrit të ndjekësve të tyre në Facebook të hënën dhe të martën, duke ndezur spekulime se gjiganti i mediave sociale mund të ketë “pastruar llogaritë e rrejshme”.

Sipas të dhënave nga platforma analitike CrowdTangle, numri i ndjekësve për New York Times, Washington Post, Huffington Post, The Hill, USA Today, New York Post dhe Newsweek ra më 3 dhe 4 tetor.


USA Today pësoi rënien më të madhe, duke humbur 13,723 ndjekës të hënën dhe 11,392 të martën.

New York Times humbi 6,225 ndjekës të hënën dhe 4,944 të martën ndërsa të hënën New York Post humbi 8,200 ndjekës, me 4,378 të tjerë që “shkuan” të nesërmen.

Numri i ndjekësve në faqen e Washington Post ra me 5,804 të hënën, pastaj me 4,337 të tjerë të martën.

Në total, shtatë mediat humbën 38,812 “ndjekës” të hënën dhe 29,692 të martën, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Newsweek shkruan se ka pyetur pronarin e Facebook-ut, Meta, se pse ndodhi kjo rënie dhe nëse ishte për shkak të fshirjes së “llogarive të rreme”.

Ndërkohë Facebook thotë në faqet e saj të Qendrës së Transparencës: “Qëllimi ynë është të heqim sa më shumë llogari të rreme në Facebook. Këto përfshijnë llogari të krijuara me qëllim keqdashës për të shkelur politikat tona dhe profilet personale të krijuara për të përfaqësuar një biznes, organizatë ose entitet jo-njerëzor”.

Nga prilli deri në qershor të këtij viti, Facebook vlerësoi se “llogaritë e rreme përfaqësonin afërsisht 5 për qind të përdoruesve tanë aktivë mujorë në mbarë botën”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori