LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i listës zgjedhore, me shumë sfida

Pastrimi i listës zgjedhore, me shumë sfida

Kontrolli i listës së votuesve nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, proces ky që është duke u realizuar nga java e kaluar në bazë të metodologjisë së kryqëzimit të të dhënave nga 11 institucione shtetërore të Maqedonisë, ka nxjerrë në pah më shumë anomali, njofton REL.

Problem paraqet edhe regjistrimi i mbi 100 votuesve në banesa të caktuara të cilat janë të pabanuara ose janë me një sipërfaqe prej më pak se 50 metra katrorë, e jo më pak probleme paraqesin edhe të dhënat e cunguara nga ana e një pjese të institucioneve të cilat ia kanë dorëzuar KSHZ-së.


Në azhurnimin e listës së votuesve krahas ekspertëve të informatikës nga vendi, janë të angazhuar dhe ekspertë të huaj.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk kanë dhënë detaje se si do të mund të eliminohen të gjitha parregullsitë të cilat janë shfaqur në listën e votuesve.

Nga ky institucion vetëm bëhet e ditur se nga rezultatet që do të dalin nga kontrollimi i listës zgjedhore nga ana e ekspertëve të informatikës, do të varet dhe përcaktimi i dinamikës së kontrollimit të listës së votuesve në terren, përkatësisht kontrollimi i listës së votuesve shtëpi më shtëpi.

Aleksandar Novakovski ish anëtar i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve vlerëson se kësaj radhe metodologjia e zgjedhurpër pastrimin e listës zgjedhore bazuar në kryqëzimin e të dhënave nga më shumë institucione të vendit garanton një proces të besueshëm.

Novakoski thotë se ka besim në kapacitetet e KSHZ-së, veçanërisht pas ekipimit të këtij institucioni edhe me ekspertë të huaj.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve disponon me kuadër profesional dhe shpreh besimin tim se të gjitha njësitet zgjedhore në terren do të arrijnë që në afatin e caktuar të dalin me rezultate sa i përket pastrimit të listës së votuesve”,thekson Aleksandar Novakovski, ish anëtar i KSHZ-së.

Por, ekspertët e demografisë janë të mendimit se në mungesë të regjistrimit të popullatës në Maqedoni i cili për herë të fundit është zhvilluar në vitin 2002, është shumë e vështirë të arrihet deri tek një listë e votuesve e cila do të ishte e besueshme.

“Regjistrimi në Maqedoni është realizuar në vitin 2002, tani jemi 2016-ta do të thotë kanë kaluar 14 vite gjatë kësaj periudhe numri i popullsisë ka pësuar shumë ndryshime, pra nuk mund të bazohemi dhe aq në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, nga ana tjetër, hapësira kohore për t`u realizuar kontrolli i listës së votuesve në teren është shumë i ngushtë”, thekson Donco Gerasimoski ish drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Por, Bashkim Bakiu drejtues i Institutit për Qeverisje të Mirë, konsideron se me aplikimin e metodologjisë për kontrollimin e listës së votuesve në terren duhet pasur shumë kujdes sepse rrezikohet që një numër i caktuar i mërgimtarëve të fshihen nga lista e votuesve.

Kjo formë e verifikimit të listës së votuesve, thekson Bakiu, do të jetë më e dëmshme për popullatën shqiptare ngase veçanërisht në komunën e Strugës dhe Kërçovës ka një numër të madh të atyre të cilët ndodhen me punë të përkohshme jashtë vendit.

“Dinamika e lëvizjes së qytetarëve të Maqedonisë është e tillë veçanërisht atyre shqiptarë pas liberalizimit të vizave, që një numër i caktuar përkohësisht punon dhe vepron jashtë vendit, por realisht edhe në bazë të Kushtetutës ata kanë të drejtë për të votuar”, konsideron Bakiu.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga 24 prilli është supozuar për 5 qershor pas sugjerimeve të faktorit ndërkombëtarë se në Maqedoni nuk janë përmbushur kushtet për organizimin e zgjedhjeve të besueshme duke përfshirë këtu edhe problemet rreth pastrimit të listës së votuesve që ka filluar me disa muaj vonesë nga afati i përcaktuar në bazë të marrëveshjes politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori