LAJMI I FUNDIT:

Pastrim radikal i enëve të gjakut për 40 ditë: Receptura e thjeshtë, por e fuqishme që do t’ju rilindë!

Pastrim radikal i enëve të gjakut për 40 ditë: Receptura e thjeshtë, por e fuqishme që do t’ju rilindë!

Konsumoni këtë tinkturë gjatë 40 ditëve dhe me themel do të pastroni enët e gjakut nga kolesterina!

Për të eliminuar helmet në gjak, për të shtuar elasticitetin e enëve të gjakut dhe pastrimin e tyre nga shtresat e yndyrë, sugjerohet ky pastrim radikal, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– 4 hudhra,
– 4 limonë të madhësisë mesatare,
– rreth 3 litra ujë të vluar.

Përgatitja:

Hudhrat ndani në thelpinj dhe pastroni. Limonët qitni në ujë të vluar, pritni në rriska.

Të gjitha përbërësit bluani në makinën e bluarjes së mishit.

Përbërjen e bluar qiteni në një kavanoz të pastër qelqi prej 3 litrash dhe qitni sipër ujin e nxehtë të vluar, deri në fund të kavanozit.

Mbulojeni dhe futeni në frigorifer 3 ditë. Pastaj, kullojeni dhe ruajeni në frigorifer, transmeton Telegrafi.

Mënyra e aplikimit:

Doza maksimale e pijes është 50 ml 3 herë në ditë, para racionit. Megjithatë, pastrimi i enëve të gjakut duhet të fillojë me doza më të vogla (1 -2 lugë supe).

Nëse nuk ekzistojnë telashe (probleme), dozën ngadalë shtojeni deri te doza e domosdoshme.

Kura zgjatë 40 ditë.

Pastrimi i enëve të gjakut në këtë mënyrë rekomandohet të aplikohet një herë në vit, pas konsultimit me mjekun. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori