LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu në Itali fitoi 37 mijë euro në lotari, nuk mund të tërhiqte paratë për shkak të dokumenteve të skaduara – megjithatë autoritetet e ndihmuan

I pastrehu në Itali fitoi 37 mijë euro në lotari, nuk mund të tërhiqte paratë për shkak të dokumenteve të skaduara – megjithatë autoritetet e ndihmuan

Mediat italiane raportuan se i pastrehu italian, i cili fitoi 37 mijë euro në lotari muajin e kaluar, por që nuk mundi të tërhiqte paratë për shkak se kishte dokumente të vjetruara, në fund i erdhën në ndihmë autoritetet, duke i mundësuar të merrte paratë.

Gianluigi, i njohur më mirë me pseudonimin e tij Cassano, nuk ishte në gjendje të tërhiqte paratë në fillim sepse nuk kishte kartë shëndetësore kurse numri i tij i librezës së taksave kishte skaduar.

Pas një muaji komplikimesh burokratike, zyrtarët thanë të premten e kaluar se ai mund të tërhiqte paratë, transmeton Telegrafi.


“Për të tërhequr paratë duhet të kem kartë shëndetësore, por unë nuk kam. Unë kam vetëm një numër të vjetër tatimor që është i pavlefshëm”, tha Gianluigi dhe shtoi se paratë e fituara do t’i marrë vetë dhe se ende dëshiron të mbetet “i padukshëm”.

Më 24 tetor, Cassano fitoi në loton 4+1, duke paguar 1.5 euro për biletën. Gianluigi është me origjinë nga Pulia. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori