LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e përdorimit të shkumës mbi fishekzjarr, përfshihet nga zjarri derisa festonte ditëlindjen (Video)

Pasojat e përdorimit të shkumës mbi fishekzjarr, përfshihet nga zjarri derisa festonte ditëlindjen (Video)

Fayaz Ali Memon nga Hyderabad i Pakistanit, është përfshirë nga zjarri kur miqtë e tij hodhën shkumë, afër fishekzjarrit që ndizej mbi tortë.

Festimi i ditëlindjes së 21-të, u ndërpre kur ai pësoi lëndime të lehta, shkaku i së cilave iu desh të shkonte në spital, transmeton Telegrafi.


“Rreptësishtë të ndalohet përdorimi i kësaj bore artificiale, pranë gjërave që ndizen. Kam mundur edhe të verbohem” ka shkruar Memon pasi i ndodhi ky rast.

Më poshtë mund të shihni ahengun që u ndërpre në gjysmë dhe momentin dramatik, si dhe trajtimin që iu bë nga mjeku i lëkurës. /Telegrafi/