Që ekonomia e Kosovës të kthehet në nivelet e zhvillimit që e ka pasur para fillimit të pandemisë me COVID-19, do të duhen deri në katër vjet, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ndërkaq më optimistë në rimëkëmbjen ekonomike janë përfaqësuesit e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, sipas projeksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind në vitin 2020.
Për të mbuluar këtë rënie ekonomike, zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet pak më shumë se një vit.
“Tash po shihet se nuk do të ketë më mbyllje totale, atëherë mbi bazën e zvogëluar të vitit 2020, planifikojmë që në vitin e ardhshëm të kthehemi në një rritje prej 5.5 për qind. Për ta mbuluar minus 7.2 për qind rënie ekonomike, nevojitet pak më shumë se një vit”, thotë Krasniqi.
Nuk mund të pritet rimëkëmbje e shpejtë
Por, një rimëkëmbje kaq të shpejtë të ekonomisë së Kosovës nuk e shohin përfaqësues të bizneseve. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë se Kosova është vonuar në mbështetje të ekonomisë për të rimëkëmbur atë për një vit.
“Në këtë formë, rikthimi i ekonomisë të Kosovës, ashtu si para pandemisë, do t’i duhet më shumë se çdo shtet tjetër, deri në katër vjet sepse vendet tjera kanë marr hapa konkret për ekonominë, Kosova jo. Kur ta kufizosh aktivitetin ekonomik duhet ta mbështetësh”, thotë Shahini.
Bizneset në Kosovë gjatë nëntë muajve të pandemisë kanë raportuar humbje të mëdha financiare.
Humbjet më të mëdha ishin në muajit mars dhe prill, ku shumica e aktiviteteve ekonomike ishin komplet të mbyllura. Kurse, nga muaji maj, qeveria kishte lejuar lëvizjet dhe veprimtarinë e bizneseve, por me masa kufizimi dhe duke respektuar masat mbrojtëse, si distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.
Deri më tani, sipas Administratës Tatimore të Kosovës llogaritet se bizneset shënuan humbje deri në 1.2 miliard euro.
Ndërkaq, të hyrat për buxhetin e shtetit deri në fund të vitit, sipas Ministrisë së Financave, do të jenë 300 milionë euro më pak.
Gjatë vitit 2020 këto humbje të bizneseve nuk arritën të mbulohen nga shteti.
Nga Pakoja emergjente fiskale dhe ndihmë për bizneset, Qeveria e Kosovës ka ndarë jo më shumë se 150 milionë euro deri më tani.
Rimëkëmbja ekonomike përmes ligjit
Por, rimëkëmbja ekonomike, sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës do të vazhdojë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili ka filluar të zbatohet pas miratimit të tij më 4 dhjetor.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë rreth 600 milionë euro nga ky ligj.
“Para Vitit të Ri, pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të futen në ekonomi dhe buxhetin e familjes, me shpresë që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të shpërndajmë këtë pjesën tjetër të Fondit për rimëkëmbje dhe të kthehemi në normalitet në mesin e vitit 2021”, ka thënë Hoti.
Viti 2021 vit i rikuperimit të ekonomisë
Rimëkëmbja ekonomike do të varet shumë nga masat që do të merren për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në atë se deri kur do të zgjasë pandemia.
Masat aktuale në fuqi, janë të ndara në komuna, të përcaktuara varësisht nga numri i të infektuarve.
Në disa komuna ka edhe kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të aktivitetit ekonomik nga ora 20:00 deri në orën 05:00.
Bedri Hamza, anëtar i Komisionit për buxhet dhe transfere i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viti 2021 mund të jetë vit i rikuperimit të ekonomisë dhe se ky rikuperim do të varet nga zhvillimet.
“Nëse merren masa adekuate dhe nëse realisht ka mundësi që kjo pandemi ta ketë fundin, pres që viti 2021 të jetë vit i rikuperimit. Në çfarë niveli do të jetë rikuperimi, varet edhe nga dinamika e zhvillimeve në vend”, thotë Hamza.
Projektbuxheti i vitit 2021, në fokus ekonominë
Rimëkëmbja e ekonomisë është projektuar edhe në projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2021, i cili ka një vlerë prej 2.4 miliardë eurosh. Ky projektbuxhet në fokus ka sektorin e shëndetësisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Por, votimi i Projektligjit për buxhetin e vitit 2021 ka mbetur peng i situatës së re të krijuar në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e konsideroi zgjedhjen e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, jokushtetuese.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.
Për rimëkëmbje ekonomike, me këtë Projektbuxhet janë paraparë të ndahen mbi 182 milionë euro, që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.
Për të ndihmuar bizneset që ato të arrijnë të rimëkëmben, Qeveria e Kosovës ka lansuar edhe Fondin për Garanci Kreditore.
Ky fond me një vlerë prej rreth 60 milionë euro ofron mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80 për qind.
Ekonomia para pandemisë
Ekonomia e Kosovës në vazhdimësi është përballur me nivel të ulët të zhvillimit. Viti 2019 është përmbyllur me një rritje ekonomike prej 4.2 për qind, e cila ka qenë e pamjaftueshme për të adresuar problemin e papunësisë.
Buxheti i Kosovës në vitin 2019 ishte 2.3 miliardë euro. Papunësia në Kosovë rreth 30 për qind dhe deficiti vjetor tregtar në Kosovë në më shumë se 3 miliardë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova