LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e pandemisë COVID-19, EasyJet raporton humbjen e parë vjetore në historinë e saj 25-vjeçare

Pasojat e pandemisë COVID-19, EasyJet raporton humbjen e parë vjetore në historinë e saj 25-vjeçare

Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet ka raportuar një humbje vjetore prej 1.4 miliard euro deri në fund të muajit shtatorit, e para në historinë 25-vjeçare të kompanisë.

Ashtu si rivalët e saj, financat e EasyJet janë goditur nga rënia e udhëtimeve muajt e fundit dhe ajo do të operojë me vetëm 20 për qind të fluturimeve të saj në tre muajt e fundit të vitit 2020.


Pandemia COVID-19 ka goditur linjat ajrore ashpër, me bllokime dhe kufizime që ulin numrin e njerëzve që udhëtojnë.

“Zhvillimet e fundit me vaksinat kundër COVID-19 sigurisht janë një lajm i mirë. Por nuk mendoj se ka të bëjë vetëm me vaksinën, mendoj se ka të bëjë edhe me faktin se duhet të kemi testime, duhet të kemi gjithashtu zhvillimin e rafinuar të sistemit të karantinës”, tha shefi ekzekutiv i EasyJet, Johan Lundgren, përcjell Telegrafi.

Të ardhurat e EasyJet ranë për shkak të kufizimeve të udhëtimit të qeverisë në shumicën e tregjeve të saj, tha linja ajrore. Bllokimet e plota kombëtare çuan kompaninë ajrore të pezullojë të gjithë flotën e saj për 11 javë.

EasyJet ka përdorur mbështetjen financiare të qeverisë së Britanisë së Madhe, duke marrë hua 670 milionë euro në muajin prill. /Telegrafi/