Afro 900 mijë punonjës në Spanjë kanë mbetur pa punë që nga 12 marsi, kur në këtë vend janë vënë masat preventive kundër përhapjes së coronavirusit, përfshirë edhe daljen nga shtëpitë, shkruan Reuters.

Rreth 898.822 punëtorë humbën punën e tyre, tregojnë të dhënat e agjencive të punësimit në Spanjë. Më shumë se gjysma e tyre që janë larguar nga puna, ishin në sektorin privat, transmeton Telegrafi.

Gjatë marsit në Spanjë numri i të papunëve është rritur në 3.5 milionë, që është njëherit numri më i madh që nga prilli i vitit 2017. /Telegrafi/