LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, Pentagoni pret që lufta kundër pandemisë të zgjatë tre muaj – paralajmëron kaos politik në disa vende

Pasojat e coronavirusit, Pentagoni pret që lufta kundër pandemisë të zgjatë tre muaj – paralajmëron kaos politik në disa vende

Pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit në mbarë botën dhe së fundmi në SHBA, ku numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 është shumë i madh, ka detyruar edhe zyrtarët e Pentagonit që të deklarohen rreth asaj se çfarë mund ta pretë SHBA-në gjatë muajve të ardhshëm.

E pikërisht për këtë zyrtarët amerikanë kanë mbajtur një konferencë ku kanë dhënë detaje për atë se çfarë e pret shtetin më të fuqishëm, si pasojë e coronavirusit që ka ngritur në këmbë botën, transmeton Telegrafi.


Pentagoni llogaritë në një krizë disamujore në SHBA për shkak të coronavirusit, kurse me rikthimin e normalitetit rreth qershorit apo korrikut, sipas tyre ekziston rreziku që të vie deri te një kaos politik në disa vende të botës.

Edhe pse SHBA është një nga vendet më numrin më të madh të viktimave dhe infektuarve me coronavirus, amerikanët ia mësyjnë plazheve dhe parqeve
Lexo po ashtu Edhe pse SHBA është një nga vendet më numrin më të madh të viktimave dhe infektuarve me coronavirus, amerikanët ia mësyjnë plazheve dhe parqeve

“Bazuar në përvojat me vendet si Kina, Koreja e Jugut apo Hong Kongu, mendoj se duhet të bëhemi gati për një periudhë disamujore”, ka deklaruar gjatë një debati virtual Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

“Duhet llogaritur nga 10 deri në 12 javë”, ka thënë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane Mark Milley, i cili shtoi se llogaritë në 90 ditë bazuar në përvojat e vendeve tjera që sipas tij mund të vlejë një gjë e tillë edhe për SHBA-të.

“Sigurisht se do të shkojë deri në fund të majit, qershor, ashtu diçka… Ndoshta edhe korriku, por deri atëherë do të bisedojmë sërish”, ka shtuar ai. Megjithatë, kanë paralajmëruar se pandemia do të mund të destabilizonte disa vende.

Në SHBA, New Yorku preket më së shumti nga coronavirusi - numri i të infektuarve arrin gati sa i atyre në Itali
Lexo po ashtu Në SHBA, New Yorku preket më së shumti nga coronavirusi - numri i të infektuarve arrin gati sa i atyre në Itali

“Të gjitha këto do të mund të shpinin deri te një kaos politik në disa vende. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi gjenerali amerikan Milley, i cili pranoi se mungesa e maskave, dorëzave apo edhe respiratorëve do të mund të kishte “pasoja të rënda në disa vende, jo vetëm sa i përket aspektit shëndetësor”.

Në anën tjetër Esper ka premtuar ndihmë për aleatët, por paralajmëroi se “armiq të caktuar mund të veprojnë në atë mënyrë që do të mund të ndikonte në sigurinë e SHBA-ve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të bëhemi gati”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori