LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e Coronavirusit, Franca mund të përjetojë rënien më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e Coronavirusit, Franca mund të përjetojë rënien më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire njofton se për shkak të pandemisë së Coronavirusit vendi mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore.

Le Maire në një deklaratë në Senat lidhur me efektet e COVID-19 ndaj ekonomisë së vendit, tha se për shkak të pandemisë, Franca mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945 e deri më tani.

“Rritja më e keqe që Franca ka shënuar që nga viti 1945 e deri më tani ka qenë minus 2.2 për qind në vitin 2009 pas krizës së madhe financiare në vitin 2008. Me shumë mundësi këtë vit do të jemi në mbi minus 2.2 për qind”, tha Le Maire, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë sipas të dhënave të qeverisë, në vend është rritur në 5 milionë numri i njerëzve që kanë mbetur pa punë për shkak të COVID-19.

Personat e larguar nga puna do të marrin nga shteti 70 për qind të pagës bruto si pagesë papunësie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori