Thyesi i rekordeve botërore të Guinness-it, David Rush, u bashkua me një fanatik basketbolli për të rifituar titullin për më shumë pasime basketbolli pas shpine në një minutë.

Rush fillimisht theu rekordin me ish-fqiun Jonathan "Hollywood" Hannon me 61 pasime në një minutë, por rekordi i tyre u kap më vonë nga një dyshe tjetër që arriti 65, transmeton Telegrafi.


Ai u bashkua me tifozin e përjetshëm të basketbollit Chris Stumph, në përpjekje për të rimarrë titullin.

Dy burrat mundën të kalonin topin pas shpine 70 herë në minutën e caktuar, duke rimarrë rekordin. /Telegrafi/

@recordbreakerrush

David Rush reclaims the Guinness World Records title for the most behind the back basketball passes in one minute with Chris Stumph. #fyp #worldrecord #basketball