LAJMI I FUNDIT:

Pasi udhëtoi më shumë se 1,400 kilometra, macja e humbur kthehet në shtëpi

Pasi udhëtoi më shumë se 1,400 kilometra, macja e humbur kthehet në shtëpi

Një mace që humbi në Parkun Kombëtar Yellowstone udhëtoi disi më shumë se 1,400 kilometra për t’u kthyer në shtëpi pas dy muajsh, me ndihmën e një mikroçipi, ka njoftuar një organizatë për mirëqenien e kafshëve.

Rayne Beau është një mace siameze 2 vjeç e gjysmë.

Pronarët e saj, Susanne dhe Benny Anguiano nga Salinas, Kaliforni, po vizitonin parkun në Wyoming kur ajo u largua.


“Burri im është heroi im, sepse ai shkonte çdo ditë në pyll për orë të tëra duke e kërkuar atë”, tha Sussanne.

Bëhet e ditur se macja vrapoi në pyll pasi u tremb dhe përpjekjet e çiftit për ta joshur atë me ëmbëlsirat dhe lodrat e saj të preferuara ishin të pasuksesshme, përcjell Telegrafi.

“Duhej të largoheshim pa të”, tha Anguiano.

“Ajo ishte dita më e vështirë sepse ndjeva sikur po e braktisja”, shtoi ajo.

Pronarja me zemër të thyer tha se ajo kurrë nuk e humbi shpresën për të gjetur kafshën e saj të humbur.

Megjithatë, ata adoptuan një mace tjetër një muaj pasi Rayne Beau u zhduk.

Siç raportohet, 61 ditë pasi Rayne Beau u zhduk, çifti mori një njoftim në lidhje me një mace me numrin e identifikimit të Rayne Beau.

Ajo u gjet në Roseville, Kaliforni në gjendje të keqe shëndetësore.

Çifti tha se nuk janë të sigurt se si Rayne Beau ia doli deri në Kaliforni, por ata janë mirënjohës që ajo është kthyer në shtëpi. /Telegrafi/