LAJMI I FUNDIT:

Pasi nga LVV-ja thanë se kontratat burimore janë të lejuara me ligj, Tahiri: Vetëm nëse rrezikohet siguria kombëtare ose ka urgjencë

Pasi nga LVV-ja thanë se kontratat burimore janë të lejuara me ligj, Tahiri: Vetëm nëse rrezikohet siguria kombëtare ose ka urgjencë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se e mbështesin thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga ana e LDK-së “për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.

Tahiri i reagoi deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, e cila tha se kontratat njëburimore janë të parapara në Ligjin për Prokurorimin Publik, i cili është miratuar në vitin 2011.


Bajralija i drejtohet Bajramit: Nuk e kuptoj opozitë-bërjen tuaj, më mirë të mbahej seancë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Lexo po ashtu Bajralija i drejtohet Bajramit: Nuk e kuptoj opozitë-bërjen tuaj, më mirë të mbahej seancë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Në seancën e Kuvendit të enjten, ai tha se kontratat njëburimore edhe pse janë të lejuara me ligj, “ato në secilin vlerësim publik tregojnë se janë mjeti më i mirë potencialisht për dëmtimin e konkurrencës së lirë, për korrupsion dhe favorizim nga sektori publik për sektorin privat, pra nga organi kontraktues për tenderat që i marrin institucionet private”.

“Pse është problem kontraktimi njëburimor? Po e them edhe njëherë, për shkak se është lidhja e shkurtë mes nivelit politik dhe organit kontraktues me një operator privat. Për me shku në një lidhje të shkurtër ka logjikë nëse rrezikohet siguria kombëtare, nëse ka një emergjencë. Por, nuk ka logjikë nëse ne raportimin që e kemi tregon se janë 781 kontrata që përfshinë edhe aneks-kontratat, në kontraktim njëburimor”, theksoi Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center

"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave

Mirjeta Hajzeraj
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori