"Pasi e grabitën, e rrahën dhe e kërcënuan brenda një veture", arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë - dy të tjerë në kërkim

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë grabitur një shtetas të huaj e më pas kërcënuar e rrahur brenda një veture në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarve iu është sekuestruar një armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorë në rast.
“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më datën 31.07.2025 është arritur të lokalizohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku nga të njëjtit është sekuestruar edhe një armë zjarri -pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast, po ashtu tek të dyshuarit është gjetur edhe portofoli me dokumente personale të ankuesit”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin në kërkim policor janë edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafin/

















































