Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Amber në spektaklin e së martës kërkoi me dëshirë të largohet nga Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pas situatave që ndodhën në atë format e në një mënyrë edhe pas hyrjes së Gjestit.
Me këtë të fundit pati disa përplasje, ku momenti epik ishte edhe ai që po i bërtiste në vesh.

Për këtë Amber u kritikua nga opinionistët, duke i kërkuar llogari për ato veprime të pahijshme.
Edhe pse do dilte në një nominim me Jozin dhe G Banin, ajo kërkoi vetë dorëheqjen.

Gjesti në mesnatë bënte shaka me banorët duke kërkuar Amber në dhomën e gjumit.
“Amber, Amber, ku është Amberi. A nuk po bën ‘twerk’ më”, u shpreh ai.
G Bani po ashtu ishte një nga konkurrentët që u kritikua ashpër për sjelljet e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































