LAJMI I FUNDIT:

Pasi ambasadori Hovenier paralajmëroi mundësinë e nxitjes së tensioneve në veri, deklarohen nga Qeveria e Kosovës

Pasi ambasadori Hovenier paralajmëroi mundësinë e nxitjes së tensioneve në veri, deklarohen nga Qeveria e Kosovës
Foto: Arkiv

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se të gjithë ata që kanë informacione për përshkallëzim të situatës në vend, duhet t’i ndajnë ato me institucionet e sigurisë.

Këtë deklarim Kryeziu e ka bërë pasi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se “mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht“, teksa ka folur në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin e Serbisë.


“Nëse dikush ka informacione apo ndonjë indikacion për përshkallëzim, duhet që ta ndajë me institucionet e sigurisë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, nëpërmjet një përgjigjeje të dhënë për TV Dukagjinin.

Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri
Lexo po ashtu Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri

Kryeziu tutje ka thënë se qeveria dhe politika nuk përzihen në vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës, sepse ky institucion është i pavarur dhe askush nga politika nuk mund të përzihet, pasi, sipas tij, kjo do t’i humbte Kosovës karakterin e shtetit demokratik.

“Jemi të interesuar dhe të angazhuar që gjithçka të shkojë mirë, qetë dhe në siguri. Çdo problem i imagjinuar apo real do ta adresojmë me shpejtësi. Do të mbajmë komunikim të rregullt me partnerë tanë. Do të ketë komunikim të vazhdueshëm me qytetarët nga radhët e komunitetet joshumicë serb”, ka theksuar ai.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në një konferencë për media në Prishtinë të enjten ka thënë se ka ndarë shqetësimet e tij me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin e Serbisë.

Hovenier është shprehur se SHBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në Kosovë, mund të nxisë tensione etnike në vend.

“Mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme dhe diskutim me përfaqësuesit e BE-së në dialog. Jemi të shqetësuar nëse ka gjasa potenciale që gjendja të eskalojë në tension etnik në veri dhe të shndërrohet në problem për jetën e përditshme të serbëve”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori