LAJMI I FUNDIT:

Pashkët: Politikanët nga Maqedonia e Veriut me mesazhe paqeje dhe uniteti

Pashkët: Politikanët nga Maqedonia e Veriut me mesazhe paqeje dhe uniteti

Dëshiroj që këto ditë feste t`ua kushtojmë më të afërmve dhe të dhurojmë buzëqeshje, harmoni dhe optimizëm. Bashkë të kontribuojmë për prosperitetin, progresin dhe mirëqenien e vendit tonë – thuhet në urimin e Pashkëve të Presidentit Pendarovski, njofton KlanM.

“Sinqerisht shpresoj se Pashkët do të sjellin optimizëm dhe inspirim për të bërë vepra të mira dhe të ndihmojmë nevojtarët pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe etnike. Të fusim dritë dhe ngrohtësi në jetët tona duke kundërshtuar të gjitha krizat, problemet dhe sfidat” – deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.


Festat këtë vit përputheshin apo ndërroheshin me njëra tjetrën në mënyrë alternative dhe kjo nxiti në secilin prej nesh ndjenjë solemne e cila na inkurajon dhe jep shpresë për të nesërme më të mire – thuhet ne urimin e Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

”Agjëronim bashkë, edhe pse në mënyrë tjetër dhe kohëzgjatje të ndryshme, ndanim tryezat e Iftarit bashkë, me kultivimin e zakoneve dhe traditave, ashtu siç ka qenë dhe jam i bindur do të jetë edhe në të ardhme. Vetëm kështu të bashkuar mund të marrim vendime të cilat do të jenë për përparimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sigurinë e saj ekonomike dhe energjetike dhe sigurinë e kufijve dhe qytetarëve të saj” – tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga Tempulli “Shën Klimenti I Ohrit” në Shkup, sic njofton KlanM, përmes mesazhit të Pashkëve riafirmoi nevojën e unitetit.

“Duhet të jemi të bashkuar, t`i tejkalojmë dallimet që kemi mes nesh. Ata që në të kaluarën mes tyre kanë patur mosmarrëveshje duhet t`i tejkalojnë dhe të gjithë së bashku të bëjmë hapa të reja drejt një Maqedonie të Veriut më të lumtur, më prosperuese dhe më të suksesshme” – shkruan Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Jetojmë në kohëra përplot me sfida, ndasi, urrejtje ndaj njëri-tjetrit, por edhe në kohë të padrejtësive të mëdha – thuhet në mesazhin e Pashkëve të kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit.

“Kur shohim se nga duart ton ana heqin shpresën, ëndrrat – të rinjtë e kësaj shoqërie të cilët të shtrënguar nga ankthi i pushtetit detyrohen që fatin e tyre ta kërkojnë në vende tjera, jashtë vendlindjes. Kemi detyrë, e imja, e juaja, e përbashkët – t`i japim fund kësaj situate dhe t`i ndryshojmë gjërat” – tha Hristijan Mickoski.

Urime për Pashkët ortodokse ka dërguar edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.

“Qoftë kjo ditë feste reflektim frymëzues për praktikimin e sa më shumë veprave të mira, për hapërim të përbashkët në rrugën e virtyteve, për shtrirjen e dorës së ndihmës dhe pajtimit mes njëri – tjetrit” – thuhet në urimin e Ali Ahmetit postuar në Facebook. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori