LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri hapi derën e daljes emergjente, pak çaste para se aeroplani të nisej nga aeroporti i Los Anxhelosit – një dëshmitare rrëfen ngjarjen

Pasagjeri hapi derën e daljes emergjente, pak çaste para se aeroplani të nisej nga aeroporti i Los Anxhelosit – një dëshmitare rrëfen ngjarjen

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka hapur një derë daljeje emergjence në një aeroplan.

Fluturimi që nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit dhe shkonte për në Seattle ishte ende në pistë dhe po largohej nga porta kur incidenti ndodhi të shtunën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një pasagjere që ishte në bordin e aeroplanit, Gillian Sheldon, i tha NBC Los Angeles se i akuzuari “me sa duket ishte i shqetësuar, nervoz ose i trembur për diçka”.


Burri nuk ishte duke bashkëpunuar me stafin dhe duke injoruar urdhrat, pohoi ajo.

“Ajo [stjuardesa] e shikoi atë dhe i tha ‘duhet të ktheheni në vendin tuaj’ dhe ai tha ‘çfarë të bëj tani’ dhe u kthye dhe kapi derën”.

Stjuardesa i tha burrit se ai nuk mund ta hapte derën “dhe e kapi atë dhe brenda dy sekondash ai hapi derën”, shtoi zonja Sheldon.

Delta Airlines konfirmoi incidentin me një “pasagjer të padisiplinuar” në një deklaratë dhe tha se burri u ndalua fillimisht nga anëtarët e stafit të Delta para se të arrinte policia.

Pasagjerët u nxorën nga aeroplani dhe u zhvendosën në një aeroplan tjetër në mënyrë që të mund të vazhdonin me udhëtimet e tyre.

Më pas, burri u “transportua në një spital lokal për një vlerësim mendor”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Putini ëndërron ta ketë nën kontroll tërë Ukrainën, për shkakun tim nuk do ta bëjë këtë

Trump: Putini ëndërron ta ketë nën kontroll tërë Ukrainën, për shkakun tim nuk do ta bëjë këtë

Evropa
Zbulohet numri i ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë duke luftuar për Rusinë

Zbulohet numri i ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë duke luftuar për Rusinë

Botë
Pakistani thotë se ka informacione që India do të kryejë një sulm ushtarak brenda 36 orëve

Pakistani thotë se ka informacione që India do të kryejë një sulm ushtarak brenda 36 orëve

Azia
Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe

Amerika
Liderja e partisë konservatore britanike: Nuk dua që burrat të më bëjnë mamografi

Liderja e partisë konservatore britanike: Nuk dua që burrat të më bëjnë mamografi

Evropa
Putin refuzon kompromisin, kërkon territore shtesë

Putin refuzon kompromisin, kërkon territore shtesë

Evropa
Kalo në kategori