Një pasagjer i nervozuar në një fluturim të American Airlines lëshoi një fjalim të zjarrtë dhe të mbushur me fjalë të ashpra 12-minutëshe, duke i lënë udhëtarët e tjerë të shtangur.

Burri i paidentifikuar, i cili pretendonte të ishte "personi më i vërtetë në Bregun Lindor", filloi shpërthimin e tij duke sulmuar stafin e fluturimit, por kur pasagjerët e tjerë ndërhynë për të mbrojtur ekuipazhin, ai e drejtoi tërbimin e tij ndaj tyre, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar në X, tregon burrin - të veshur me një bluzë ngjyrë blu të kaltër dhe pantallona të hirta - duke u ngritur nga vendi i tij dhe duke ecur nëpër korridore ndërsa u bërtet anëtarëve të ekuipazhit.

"Po e çmend klientin tënd, mbylle gojën", bërtet ai, duke u zvarritur pas një anëtari të stafit.

"Hiqi ato syze, as nuk meriton të shohësh. Mbarova me këto broçkulla  vëlla", vazhdon ai, përpara se të kthehet për t'u përballur me një punonjës tjetër.

Ndërsa shkon drejt një asistente tjetër fluturimi, pasagjeri i tërbuar vazhdon, "Po i respekton të gjithë klientët e tu të mallkuar".

Ndonëse mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë rrëmujë të pandërprerë, në një moment burri pretendon se ishte "stjuardesa me sy të bukur" ajo që e nxiti.

Pastaj ai kthehet në vendin e tij - me sa duket një vend me hapësirë të madhe për këmbët, një veçori që zakonisht kushton shtesë - vetëm për ta përshkallëzuar më tej konfrontimin, duke kërcënuar ekuipazhin dhe duke kërkuar që autoritetet të përfshiheshin. /Telegrafi/