LAJMI I FUNDIT:

Pas zënkës me Feron, deklarohet Jetmir Agaj: Ka kërcënuar edhe tjerët në studio

Pas zënkës me Feron, deklarohet Jetmir Agaj: Ka kërcënuar edhe tjerët në studio

Një zënkë mes reperit, Fero dhe producentit dhe menaxherit të reperit, Azet, Jetmri Agaj ka ndodhur sot (e premte) në studion muzikore të këtij të fundit.

Përleshja ka ardhur pasi Fero ka kërkuar që të punoi për një projekt muzikore ndërsa Jetmiri ka thënë se për momentin ka punë tjera.

Pas kësaj, Fero ka shkuar në studio bashkë me truprojën e tij dhe ka filluar të kërcënojë me një revole, duke e drejtuar fillimisht drejt Jetmirt e më pas edhe ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj.


Foto: Jetmir Agaj/Instagram

Këtë e ka konfirmuar Jetmir Agaj në një prononcim për Telegrafin, i cili po ashtu tha se gjendet në emergjencë duke bërë kontrolle nga lëndimet e marra.

“Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, ka thënë për Jetmir Agaj për Telegrafin.

Fero arrestohet nga Policia e Kosovës, pas përleshjes me Jetmir Agaj
Lexo po ashtu Fero arrestohet nga Policia e Kosovës, pas përleshjes me Jetmir Agaj

Ndërsa, rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Foto: Emeriton Mataj/Instagram

Borovci tha se rreth orës 20:30 të dyshuarit e rastit janë paraqitur në stacionin policor dhe po vazhdohet ndërmarrja e procedurave të mëtutjeshme në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30,  për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, ka thënë Borovci për Telegrafin.

Foto: Fero/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
Kalo në kategori