LAJMI I FUNDIT:

Pas Wuhanit e pëson një qytet tjetër, Harbini me 10 milionë banorë miraton masat e izolimit kundër coronavirusit

Pas Wuhanit e pëson një qytet tjetër, Harbini me 10 milionë banorë miraton masat e izolimit kundër coronavirusit

Qyteti kinez Harbin, shtëpia e 10 milionë banorëve, ka miratuar masat drakonike të karantinimit kundër coronavirusit, pasi është zbuluar një valë e re e epidemisë që duket se tashmë ka shpërthyer atje.

Këto masa janë miratuar për të luftuar valën e re të epidemisë së coronavirusit, pasi që një student që ishte kthyer nga Nju Jorku kishte infektuar më shumë se 70 persona, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët lokalë të këtij qyteti kanë ndaluar tubimet ,dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të përcjellin çdo lëvizje të vizitorëve që nuk janë nga Kina.

Gjithashtu janë vënë pika kontrolli nëpër aeroporte dhe stacione të trenave, me qëllim që të kontrollohen ata që futen në këtë qytet.

Ky lajm po ndodh në ditët kur Kina njoftoi se në Wuhan, ish-epiqendra e pandemisë, kanë mbetur vetëm edhe dy pacientë që janë në gjendje të rëndë nga COVID-19.

Harbin është kryeqyteti i provincës Heilongjiang në verilindje të Kinës, që tani po ballafaqohet me epideminë më të madhe të coronavirusit.

Qeveria mbrëmë ka dhënë instruksione të qarta për kufizime të mëtejme për banorët, vizitorët dhe korridoret që qojnë në këtë vend.

Para hyrjes në çfarëdo objekti apo kompleksi, secili person obligohet të përdor aplikacionin e aprovuar nga ministria e Shëndetësisë përmes të cilit mund të dokumentohet që nuk kanë virus, u matet temperatura dhe obligohen të bartin maska mbrojtëse gjatë tërë kohës.

Banorët e Harbinit obligohen të mbajnë distancën sociale, kurse martesat, varrimet, tubimet publike dhe konferencat janë rreptësisht të ndaluara.

Të gjithë të personat e konfirmuar, të dyshuarit, rastet asimptomatike dhe personat që kanë qenë në kontakt me të do të futen në masa të rrepta të karantimit.

Të gjithë fqinjët e tyre në ndërtesë duhet të jenë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre për dy javë, ku vazhdimisht do të monitorohen nga organet kompetente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori