Policia amerikane ka rënë me sukses në gjurmët e një hajduti që tentoi të fshihej pas vjedhjes, por gjithsesi u gjet falë përdorimit të një droni.

I dyshuari tentoi të largohej në këmbë pasi tentoi të vidhte një pako para një shtëpie, dhe ndërkohë shkaktoi një aksident të lehtë trafiku në kontenë Fayette, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, oficerët e morën dronin dhe e ndoqën në atë mënyrë dhe e gjetën të fshehur në një kanal kanalizimesh.

Qeni i policisë është lëshuar në drenazh, pas së cilit i dyshuari është dorëzuar.

Pas kontrollit mjekësor, burri ka përfunduar në burg. /Telegrafi/