LAJMI I FUNDIT:

Pas vdekjes së një të burgosuri në Pejë, kërkohet ndërprerja e dënimit për të burgosurit me sëmundje të rënda

Pas vdekjes së një të burgosuri në Pejë, kërkohet ndërprerja e dënimit për të burgosurit me sëmundje të rënda
Foto: Arkiv

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës. Atij iu kishte refuzuar kërkesa për falje të dënimit nga Presidenca.

Mëngjesin e ditës sotme një person që po vuante dënimin në burgun e Dubravës ka ndërruar jetë derisa po merrte tretman në spitalin e Pejës.

Dy javët e fundit S.L. ishte në trajtim intensiv në Spitalin e Pejës.


“I burgosuri ka qenë në gjendje të rëndë. Ai ishte me sëmundje të ndryshme kronike. Ai ishte operuar para 20-viteve nga tumori në kokë. Gjatë tërë kohës ai ka qenë në spitalin e  burgut të Dubravës”, deklaroi për RTV Dukagjinin zëvendësdrejtori i Spitalit të Pejës, Muhamet Haliti.

Personi që tashmë ka vdekur paraprakisht kishte bërë kërkesë për ndalim të vuajtjes së dënimit por që ishte refuzuar nga Presidentja e Kosovës.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës janë edhe rreth 96 kërkesa tjera të ngjashme nga të burgosurit.

Nga departamenti shëndetësor i burgjeve kanë treguar se gjatë nëntëmujorit të vitit 2021 kanë qenë 130 të burgosur që janë hospitalizuar në institucione të tjerë shëndetësore.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thonë se është shumë e rëndësishme që të burgosurve me sëmundje të rënda t’iu  ndërpritet dënimi.

“Kemi kërkuar që për këta persona të ketë ndërprerje të dënimit derisa ata të marrin tretmanin shëndetësor”, Deklaroi Valentina Dumolli nga KMDLNj”.

Personi që vdiq të mërkurën në Spitalin e Pejës ishte i dënuar për vrasje të rëndë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori