Djali i të ndjerit Qerim Çoçaj, i cili ndërroi jetë të enjten në aksidentin tragjik në Gjilan, Leutrimi ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Ai në një koment të bërë në rrjetin social të Facebook, të Telegrafit ka komentuar tek lajmi ku babai i shoferit të kamionit ka deklaruar për RTV Dukagjinin, për dhimbjen e thellë që e ndjejnë si familje ndaj të ndjerit, babait të Leutrimit, Qerim Çoçaj.


“Unë jom i biri i të ndjerit...axh as aj s’ka dasht kjo me ndodh...fatkeqësisht baba im qëlloj aty...familjarët e tu i ftojmë të na vijnë në vorrim e në pame..ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar Çoçaj.

Ndryshe, të enjten në qendër të Gjilanit ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marrura, një person ka humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin e Gjilanit. /Telegrafi/

leutrim