LAJMI I FUNDIT:

Pas tri dekadash në skenë dhe ekran, Cate Blanchett njofton fundin e karrierës në aktrim

Pas tri dekadash në skenë dhe ekran, Cate Blanchett njofton fundin e karrierës në aktrim

Pas më shumë se 30 vitesh karrierë të suksesshme, Cate Blanchett, 55 vjeçe, ka bërë të ditur se po mendon seriozisht të largohet nga aktrimi.

Në një intervistë për Radio Times, aktorja fituese e dy çmimeve ‘Oscar’ tha: “Familja ime rrotullon sytë sa herë që e them, por këtë herë e kam seriozisht. Dua të bëj gjëra të tjera me jetën time.”

Edhe pse nuk dha një datë të saktë për largimin, Cate ka pranuar më parë se kjo ide i vjen shpesh: “Është një lidhje dashurie me aktrimin. Të bie në dashuri dhe të duhet të joshesh përsëri për të vazhduar.”


Pavarësisht deklaratave të saj, ajo do të dëgjohet së shpejti në debutimin e saj radiofonik në BBC Radio 4, në një monolog 90-minutësh të titulluar “Fever” nga Wallace Shawn, ku luan rolin e një udhëtari të sëmurë në një vend të përfshirë nga lufta civile.

E njohur për rolet e saj të paharrueshme në filma si “Elizabeth”, “Lord of the Rings”, “The Aviator” dhe “Blue Jasmine”, Blanchett ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze dhe është vlerësuar ndërkombëtarisht për kontributin e saj në art. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Magazina
Gjesti reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother: Eksperiencë e paharrueshme, gati për kapitullin e ri

Gjesti reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother: Eksperiencë e paharrueshme, gati për kapitullin e ri

Magazina
“Jemi të lumtur jo për çmimin, por se si është sjellë me banorët” - flasin prindërit e Gjestit

“Jemi të lumtur jo për çmimin, por se si është sjellë me banorët” - flasin prindërit e Gjestit

Magazina
“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Magazina
Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik

Marrëdhënia toksike mes Gjestit dhe Eglit, Zhaklina: Ajo ka manipuluar veten, njeri makiavelik

Magazina
Çfarë e çoi drejt fitores, kopjoi Luizin?, Zhaklin Lekatari: S’ka lidhje fare, Gjesti ka qenë i vërtetë deri në palcë

Çfarë e çoi drejt fitores, kopjoi Luizin?, Zhaklin Lekatari: S’ka lidhje fare, Gjesti ka qenë i vërtetë deri në palcë

Magazina
Kalo në kategori