LAJMI I FUNDIT:

Pas transmetimit direkt, ‘maskat’ kërcënojnë gazetaren dhe vjedhin kamerën (Video)

Pas transmetimit direkt, ‘maskat’ kërcënojnë gazetaren dhe vjedhin kamerën (Video)

Një moderatore televizioni është përpjekur të ndalojë grabitësit që të vjedhin kamerën 15 mijë dollarëshe, vetëm pak minuta pasi kishin përfunduar transmetimin direkt.

Gazetarja Laurel Irving dhe kameramani Jimmy Cannon ishin duke bërë një transmetim direkt nga familja mbretërore për rastin e zjarrit Grenfell, por u përballën me dy burra të maskuar. Njëri u afrua tek kameramani dhe e kërcënoi me armë që ti jepte kamerën e shtrenjtë.


Irving u përpoq që ta rrihte dhe i kërkoi ti drejtonte asaj armën, por u bind nga kolegu i saj që ti linte të iknin. Grabitësit morën pajisjen dhe u larguan me biçikleta.

Në një intervistë për MailOnline, gazetarja tha: “Nuk ishim të frikësuar, port ë mërzitur. Kam kapur kamerën dhe Jimmy më tha se kishte armë, kështu që i kërkova të ma drejtonte. Në atë moment kuptova se po tregohesha budallaqe dhe ishte e rrezikshme kështu që e lashë të largohej.”

Më vonë, ajo falënderoi kolegun Jimmy për mënyrën se si e përjetoi dhe si u soll gjatë grabitjes. /oranews/