LAJMI I FUNDIT:

Pas tërmetit në Shqipëri, sizmiologu Ormeni: Nuk ka vend për panik

Pas tërmetit në Shqipëri, sizmiologu Ormeni: Nuk ka vend për panik

Pas tërmetit në Shqipëri, sizmiologu Rapo Ormeni tha se qytetarët nuk duhet të jenë në panik.

Sipas tij prej dy ditësh në zonën e Klosit ka patur tërmete të vegjël dhe pas tërmetit të sotëm duket se energjia është duke u shuar.


Çfarë të dhënash ka për tërmetin që sapo në Shqipëri?

Është një zone që karakterizohet nga lëvizje sizmike me magnituta të mëdha. Këto dy ditë kjo zone ëhstë goditur nga tërmete të vegjël dhe sicc duket kjo është goditja kryesore.

Duket se energjia po vjen duke u shuar. Mendojmë se kjo është goditja kryesore.

Ka pasur paslëkundje?

Ka pasur pasgoditje me magnitutë më të vogël. Ne shohim ecurinë dhe besojmë që energjia vjen duke u shuar.

Çfarë aktiviteti sizmik ka në zonën e Klosit?

Kjo zonë ka aktivitet sizmik, por është zonë me tërmete jo të fuqishme.

Mund të ketë dëme në banesa?

Magnituta 4.7 mund të shkaktojë dëme në shtëpi të vjetra. Tërmetet mbi 7 ballë shënojnë dëme të mëdha.

Çfarë këshillash u jepni qytetarëve?

Nuk ka asnjë problem sidomos për Tiranën. Qytetarët duhet të qetësohen. Mendojmë se energjia po vjen duke u shuar dhe nuk ka vend për panik./News 24”/