LAJMI I FUNDIT:

Pas tërheqjes së SHBA-së, Von der Leyen tha se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Parisit për klimën

Pas tërheqjes së SHBA-së, Von der Leyen tha se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së Parisit për klimën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në Davos se Bashkimi Evropian (BE) mbetet i përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Parisit për Klimën, një ditë pasi presidenti amerikan njoftoi tërheqjen nga ajo marrëveshje.

“Evropa do t’i përmbahet asaj marrëveshjeje dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha vendet që duan të mbrojnë natyrën dhe të ndalojnë ngrohjen globale”, tha Von der Leyen në Forumin Ekonomik Botëror – forum, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson “shpresën më të mirë për mbarë njerëzimin”.

Kryetarja e Komisionit Evropian, në Davos ka theksuar edhe gatishmërinë e saj për negociata me SHBA-në për interesat e përbashkëta, duke shtuar se BE-ja do t’i mbrojë interesat dhe vlerat e saj.


“Ne duam më shumë bashkëpunim me të gjithë ata që janë të hapur ndaj tij, ku natyrisht përfshihen edhe partnerët tanë më të afërt. E kam fjalën sigurisht për SHBA-në”, tha ajo.

Ajo vlerësoi se nuk ka ekonomi në botë më të integruara se ekonomia amerikane dhe ajo evropiane, duke thënë se kompanitë evropiane punësojnë 3.5 milionë amerikanë në SHBA dhe një milion të tjera vende pune në Amerikë varen drejtpërdrejt nga tregtia me Evropën.

Ajo theksoi se prioriteti i parë i BE-së është fillimi sa më i shpejtë i bisedimeve me SHBA-në për interesat e përbashkëta.

“Ne duam të jemi pragmatikë, duke mbrojtur parimet, interesat dhe vlerat tona”, tha ajo.

Ndryshe, politikania gjermane tha se BE-ja është e hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori