LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me negociatorët e BE-së, Rama shfaqet i disponuar

Pas takimit me negociatorët e BE-së, Rama shfaqet i disponuar

Gjetja e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund krizës politike edhe pas takimit 60 minutësh në Kryesinë e Kuvendit në praninë e eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe zyrtarit të PPE-së, David McAllister, duket ende e largët për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

Kjo është bazuar nga shakaja që bëri kryeministri Rama me gazetarët, fill pasi bisedoi vetëm për vetëm, mbi 30 minuta në zyrë me aleatin e tij Ilir Meta, siç raporton për BalkanWeb, gazetarja Marsela Karapanço.


Sipas saj, interesimi i gazetarëve që e prisnin jashtë ishte i madh, por Rama zgjodhi të “ngacmojë” të djathtët me një batutë. “Mos na e zini dhe ju rrugën, boll kemi ata që na e kanë zënë”, ka thënë ai pa komentuar më shumë.

Nuk dihet nëse kjo batutë lidhet me ndonjë refuzim të mundshëm të dialogut nga ana e PD-së, por një gjë është e sigurt, të dërguarit e Evropës, ndodhen në zyrën e Lulzim Bashës dhe po negociojnë me të.

Referuar burimeve, gazetarja Marsela Karapanço thotë për “BalkanWeb” se nëse zyrtarët europianë arrijnë një marrëveshje me Lulzim Bashën, atëherë do të ketë një takim mes tre krerëve të PS, LSI dhe PD, në praninë e McAllister dhe Fleckenstein. Parashikohet që ky takim të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori